HW

Kuçi: LDK të koordinohet për zgjedhjen e presidentit

/ 1 minutë lexim
HW

​Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pret që partneri i tyre i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të koordinohet sa i përket zgjedhjes së Hashim Thaçit për president.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi duke komentuar deklaratat e fundit të disa zyrtarëve të lartë të LDK-së se nuk do të bëjnë kuorumin në momentin kur do të dalë për votim Thaçi për president, ka thënë se kjo është çështje e LDK-së që të koordinohet për të respektuar marrëveshjen e koalicionit.

“Ne kemi koalicion me LDK-në dhe ata mbetet të koordinohen”, ka thënë Kuçi, për ORAinfo.

HW

Ndryshe, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar dje se nuk do të votoj për Hashim Thaçin në krye të Presidencës së Kosovës.

“E kam thënë dhe vota ime është publike. Ditën që zoti Thaçi të kandidojë për president në Kuvend nuk do të ketë kuorum për zgjedhjen e tij.

Opozita ka thënë se nuk do të merr pjese si dhe shumë deputet të LDK-së”, ka thënë Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.