UBT

Kuçi: Kur përmendet Kushtetuta, kujtojmë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në tetë vjetorin e shënimit të Kushtetutës ka folur edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se e sheh si mjaft të rëndësishme këtë ditë për popullin e Kosovës.

“Natyrisht që pas 17 shkurtit besoj që data më sublime është 9 prilli, Dita e Kushtetutës”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij, është punuar shumë për hartimin e Kushtetutës ekzistuese të Kosovës, për çka ka falënderuar ata që kanë kontribuar në të, pjesë e një Komisioni që ishte edhe vetë.

“Unë kam pasur fatin të udhëheqë Komisionin për krijimin e Kushtetutës, anëtarët e të cilit kanë punuar me shumë zell. Në veçanti do të doja të shpreh falënderim për dy personalitete të cilët nuk janë më znj. Nekibe Kelmendi dhe Ramiz Kelmendi, të cilët ishin anëtarë të këtij komisioni. Ligjet e një populli skllav janë pjese e robërisë së tij, ndërsa ligjet e një populli demokratik janë pjesë e lirisë së tij”, ka thënë Kuçi.

GRANDEMALL

Ai ka thënë se është punuar shumë në ndërtimin e ligjeve dhe normave, dhe kanë arritur një sistem të drejtësisë mjaft funksional, natyrisht me ndihmë të veçantë nga partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe EULEX-i.

Kuçi ka thënë se sa herë që përmendet Kushtetuta, kujtohet ata që kanë luftuar për Pavarësinë e Kosovës.
Por sipas tij, duhet të ketë më shumë hapësirë për komentin dhe zbatim të Kushtetutës.
“Të gjithë ne juristët duhet ta rilexojmë kushtetutën, ta zbatojmë dhe t’i bindemi asaj”, ka përfunduar Kuçi. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.