Mobi Casa

Kuçi kundër Tribunalit për UÇK

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka raportuar për punën e ministrisë që ai drejton para Komisionit për Integrime Evropiane.

Ai ka thënë ndër të tjera se është kundër krijimit të një Tribunali për krime lufte i përfolur kohëve të fundit se mund të krijohet për të hetuar krimet e luftës.

“Sa i përket Tribunali ndërkombëtar që po përflitet duhet të them se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e cilit do rast, kur e them këtë kam parasysh gjyqtarët vendor dhe të EULEX dhe në Kosovë ka mision ndërkombëtar, ka gjyqtar ndërkombëtar, ka prokuror ndërkombëtar dhe besoj se s`ka asnjë arsyeqë të mendohet ndryshe kemi pasur trajtim edhe të rasteve tjera dhe besoj se çdo trajtim ka qenë në mënyrë adekuate”, ka thënë ai.

Kuçi ka folur edhe për përfundimit e mandatit të EULEX-it e që sipas tij kjo punë duhet të kryhet para datës 14 qershor. Ai po ashtu ka folur edhe për misionin e ri që pritet të vij në Kosovë por pa përmendur emrin e tij meqë për këtë është ende duke u biseduar.

“Sa i përket çështjes së parë tranzicionit të EULEX ne kemi parasysh përfundimin e mandatit të EULEX me 14 qershor të këtij viti dhe për ne nuk është çështje që për një orë të diskutohet një evaluimin i përbashkët i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të ardhur me një mision të ri të cilin ende nuk e kemi pozicionuar apo se kemi emërtuar me emër por besoj që është pjesë e negocimit tonë, ne kemi qenë të kujdesshëm që të paraqesim me shkrimin pozicionin e qeverisë së Kosovës, por më lejoni te them se këtu kam marr mendime edhe të Këshillit Gjyqësor, Prokurorial e pastaj të organeve tjera që merren me fushën e rendit dhe ligjit”, ka thënë ministri i Drejtësisë.

Ministri Kuçi tha se pozicioni i Kosovës lidhur me rishikimin Strategjikë të BE-së për misionin e EULEX-it në Kosovë, parasheh unifikim të sistemit të drejtësisë duke u bazuar në ligjet e Kosovës, hierarkia udhëheqëse dhe llogaridhënia t’u takoj institucioneve vendore dhe të jenë përgjegjëse dhe bartëse të proceseve, misioni i ri të ketë kryesisht funksione këshillëdhënëse dhe të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të stafit të institucioneve lokale, misioni i ri të ketë fokus qendror veriun dhe integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës, prokurorët dhe gjyqtarët të funksionalizohen dhe ushtrojnë detyrat e tyre brenda institucioneve të Kosovës.

FITORJA

Kuçi ka thënë se me një vendim të tij të veçantë ka krijuar një Taske Force për hetimi ne punëve të gardianëve dhe shërbyesve korrektues, duke u përgjigjur në pyetjet për punën dhe lëshimet e gardianëve nëpër burgjet e Kosovës.

Kjo Taske Force, sipas tij, përbehet nga gjyqtar vendor dhe të EULEX, prokuror vendor dhe të EULEX, policë vendor e të EULEX dhe shërbimi korrektues vendor dhe të EULEX, ku ata do të identifikojnë rastet dhe do të merren me ta.

Ai po ashtu ka thënë se ka Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndajnë një fond të veçantë për krijimin e një Taske Force e cila do të merrej me lëndët e mbetura duke bërë një prerje të viteve nga viti 2010 e këndej.

Sipas Kuçit, Taske Force ta tilla janë krijuar edhe në Mal të Zi , Bosnje e vendet të tjera.

Ai i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve që janë bërë nga anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane. /kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.