Uji Dea

Kuçi: Kryeprokurori i shtetit zgjidhet nga radha e prokurorëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Drejtësisë në një sqarim të dërguar në Gazetën Express ka thënë se nuk ka plane për ndryshimin e ligjit për prokurorinë e shtetit në mënyrë që të krijohen mundësi që të aplikojnë edhe kandidatë jashtë radhës së prokurorëve. “Shpreh qëndrimin si Ministër i Drejtësisë, po ashtu edhe të grupit punues për amandamentimin e këtyre projektligjeve, se nuk kemi asnjë plan apo mendim për ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Kryeprokurorit” ka thënë ai.

Më poshtë mund të lexoni të plotë sqarimin e Kucit.

Uji Dea

“Kohëve të fundit po komentohet në media si mundësi apo plan i ndryshimit të Ligjit për Prokurorinë e Shtetit dhe që krijon mundësi për aplikime jashtë radhës së prokurorëve dhe emra të përveçëm. Me qëllim të informimit të opinionit dua të theksoj se procesi është në vazhdim dhe nuk dua të komentojë asgjë vetëm të shpreh qëndrimin si Ministër i Drejtësisë, po ashtu edhe të grupit punues për amandamentimin e këtyre projektligjeve,se nuk kemi asnjë plan apo mendim për ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe as në të ardhmen, nga unë si ministër, nuk do të bëhen ndryshime në këtë pjesë të ligjeve. Po ashtu theksoj qëndrimin tim se Kryeprokuror i Shtetit, tash,dhe në ardhmen duhet të zgjedhet nga radha e prokurorëve dhe nuk kam qëllim që kjo të jetë ndryshe si mundësi për dikënd jashtë sistemit prokurorial. Për hir të së vërtetës,as nuk më është kërkuar nga ndokush ky ndryshim as zyrtarisht as privatisht. Andaj, çdo përfolje në këtë drejtim është spekulim. Flm paraprakisht” ka thënë ai.