UBT

Kuçi: Kosova ka fituar legjitimitetin në arenën ndërkombëtare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se 7-vite pas shpalljes së Pavarsisë, Kosova ka kaluar fazën e shtet- ndërtimit. Sipas tij, tashmë Kosova ka legjitimitetin në arenën ndërkombëtare.

“7 vitë pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova ka kaluar fazën e shtet-ndërtimit duke krijuar bazën e plotë legale, infrastrukturën institucionale dhe ka fituar legjitimitetin në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

UBT

Kuçi, thekson se vendi ynë përballet me sfidat e shteteve që janë funksionale, por që aspitojnë një zhvillim të lartë ekonomik.

“Natyrisht janë bërë shumë punë në ndërtimin e brendshëm dhe konsolidimit të demokracisë, rendit dhe ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Tashti, Kosova përballet me sfidat e shteteve që janë funksionale por që aspirojnë një zhvillim ekonomikmë të lartë, një mirëqenjie më të mirë për qytetarët”, vlerëson ai. /Indeksonline/