ARKATANA

Kuçi: Koalicioni LDK-PDK i “Zanzi-barit”, nuk i bëri mirë demokracisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-numri dy i qeverisë Thaçi, Hajredin Kuçi ka folur për koalicionin me LDK-në i njohur si “Koalicioni i Zanzi-barit”, për të cilin thotë se nuk i ka bërë mirë demokracisë në vend.

Kuçi u shpreh i bindur se të mos bëheshin bashkë aso kohe këto dy fuqi politike, Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk do të kishte hapësirë t’i fitonte asnjë palë zgjedhje.

Uji Dea

“Koalicioni PDK-LDK, nuk i ka bërë mirë demokracisë, i ka bërë mirë Kosovës. Unë jam i bindur që nëse PDK ose LDK të ishin njëra në pozitë e njëra në opozitë, nuk do t’i vinte rendi VV-së. Por, bashkimi i këtyre dy subjekteve politike krijoi hapësirë për një subjekt tjetër që do të ishte më ndryshe.

Nuk ka dilemë që kish mujt me u bë edhe më mirë. Por, 20 vite të Kosovës, janë vite të arta, vite të lulëzimit, të lirisë, vite të ndërtimit, të infrastrukturës. Kur kemi hy në Kosovë më 1999, ka qenë e shkatërruar. Ne kur kemi hy në Qeveri më 2018, 14 shkolla kanë qenë në kontenjer”, u shpreh Kuçi në Kanal 10.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.