Eko Higjiena

Kuçi: Kjo qeveri e ka fytyrën e PDK’së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nënkryetari i PDK’së, Hjaradin Kuçi ka deklaruar se qeveria e re e ka fytyrën e PDK’së, ndonëse kjo parti nuk e udhëheq atë. Ai ka thënë se partia që i ka zgjedhjet e 8 qershorit ka hyrë përnjëmend ne qeveri. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kuçi ka vlerësuar se këtë e dëshmon vetë pozicionimi i Hashim Thaçit në postin e zëvendëskryeministrit.

Ai i ka vlerësuar lartë veprimet e liderit të PDK’së, që si fitues i zgjedhjeve të behët zëvendëskryeministër.

UBT

“Z. Thaçi ka treguar se për interes të vendit nuk është domosdo vetëm kryeministër i këtij vendi. Ai ka shërbyer vendit edhe si lider student, në luftë si ushtar i UCK’së, deri tek udhëheqja e delegacionit të Rambujes. Po ashtu i ka shërbyer vendit si opozitë. Sot po i shërben vendit si zëvendëskryeministër, kurse nëse edhe si president”, është shprehur Kuçi.

Kuçi ka thënë se marrëveshja e Blloku ka sjell disa pasoja e kanë shtyrë PDK’në të heq dorë nga posti i kryeministrit. Megjithatë Kuçi ka thënë se PDK’ja nuk është e lundruar në këtë marrëveshje, por i ka ndarë përgjegjësit në bazë të vullnetit të elektoratit.