FITORJA

Kuçi kërkoi hetim për të burgosurin e falur nga Presidentja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka kritikuar Presidenten Atifete Jahjaga, që fali vetëm dy të burgosur, me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ministri Kuçi ka konfirmuar se ka kërkuar nga Inspektorati Korrektues i Kosovës që të hetojë rastin e një të dënuari i cili është falur nga Presidentja.

ARKATANA

“Pasi kam marrë një informatë nga mediat dhe një telefonat nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila gjatë tërë kohës, zyra e saj respektivisht ka anashkaluar Ministrinë dhe kabinetin e ministrit dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo”, tha Kuçi.

“Në raportin për vlerësimin për të dënuarin e falur thuhet: Rreziku për recidivizëm ku është rubrika vlerësimi i rrezikshmërisë për recidivizëm vlerësohet të jetë i mesëm pasi ndodhet për herën e katërt për mbajtje të dënimit. Kjo ka qenë edhe në Zyrën e Presidentes. Kam kërkuar nga Inspektorati Korrektues i Kosovës të bëjë hetim”, ka thënë Kuçi, teksa është përgjigjur sot në pyetjen parlamentare nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, transmeton Koha.net. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.