Hidromorava

Kuçi: Kadri Veseli për kryeministër!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një ditë pas takimit të radhës në Bruksel me palën serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shprehet optimist se gjatë kësaj jave palët do të arrijnë pajtim për planin implementues të Marrëveshjes. Ai thotë se muajin tjetër do të shihen veprime të prekshme në fillimin e implementimit të marrëveshjes në veri.

Gjatë një interviste për “Zërin”, bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit Thaçi në Qeveri bën të ditur se verifikimin e pjesëtarëve të MUP-it dhe të ashtuquajturës “Civilna Zastita” në veri të Kosovës nuk do ta bëjë Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), por EULEX-i.

“Tashmë janë përafruar çështjet me palën serbe. Tek tri pika kemi pak dilema, përkatësisht tek çështja që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe, mënyrën e integrimit të strukturave të sigurisë dhe zgjedhjet lokale në nivel të Kosovës. Në takimin e së martës besoj se gjërat do të jenë të gatshme për të arritur një marrëveshje dhe besoj që kjo javë do të jetë java e arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai.

KKVITI

Ai shprehet i sigurt se s’do të ketë Traktat Paqeje me Serbinë, pa u zgjidhur problemi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kuçi po ashtu nuk e hedh poshtë mundësinë që ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vitin tjetër, ndonëse pranon se Hashim Thaçi është lider i pakontestueshëm brenda PDK-së.