UBT

Kuçi: Institucionet e Kosovës dhe BE-së të bashkëpunojnë për MSA-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Kosova ka vizion të qartë për sa i përket orientimit perëndimor dhe agjenda evropiane mbetet një ndër shtyllat kryesore në planin kombëtar të zhvillimit”, theksoi Kuçi.

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Zëvendëskryeministri Kuçi fillimisht njoftoi Danielsson për punën që institucionet e Kosovës janë duke bërë në rrugën e integrimit evropian, duke theksuar se agjenda evropiane vazhdon të mbetet fuqi shtytëse e reformave në vend.

“Kosova ka vizion të qartë për sa i përket orientimit perëndimor dhe agjenda evropiane mbetet një ndër shtyllat kryesore në planin kombëtar të zhvillimit”, theksoi Kuçi.

FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Danielsson diskutuan për domosdoshmërinë e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian, në procesin e zbatimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim.

Në njoftim për media thuhet se të pranishmit diskutuan edhe për rëndësinë e platformës së Agjendës Evropiane të Reformave, platformë kjo në mes të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës që pritet të lansohet së shpejti, që ka për qëllim intensifikimin e përpjekjeve për përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA.

Për më shumë zëvendëskryeministri Kuçi, ritheksoj përkushtimin e institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, duke potencuar se Kosova është e interesuar që të përmbyllet sa më parë ky proces.

Kuçi dhe Danielsson shprehën pikëpamje të përbashkëta që forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër dukurive negative, zhvillimi ekonomik janë me interes jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.