RCCOLA

Kuçi: Herave tjera do të reagojmë!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Demonstrimin e djeshëm të serbëve në veri të Kosovës, për simulimin e “katastrofave natyrore”, Qeveria e Kosovës e ka quajtur një veprim ilegal, i cili ka sfiduar forcat e sigurisë të EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Numri dy i Qeverisë, Hajredin Kuçi premton se aksioneve të tilla në të ardhmen do t’i përgjigjen në mënyrë më rigoroze.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, në një konferencë për media ka dalë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se ai improvizim i strukturave ilegale ka sfiduar institucionet e sigurisë në Kosovë.

“Është një veprim ilegal, një veprim që ka sfiduar forcat e sigurisë, po them edhe ato të EULEX-it edhe të KFOR-it edhe Policinë e Kosovës, veprimet e tilla nuk duhet të duken në rrugët e Kosovës. Nuk e kemi logjikën e përdorimit të dhunës, por nëse dikush e dërgon mesazhin e forcës me siguri do të përgjigjemi me forcën e ligjit edhe Qeveria e Kosovës”, ka theksuar Kuçi.

Ai ka shprehur bindjen e tij që veprimet e tilla është dashur që të parandalohen nga KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

Ndërsa, kur është pyetur për numrin e njohjeve ka dhënë një përgjigje interesante, duke thënë se do të bëhet numërimi dhe pastaj do të dihet numri i saktë.

Uji Dea

“Unë besoj që do të numërojmë dhe do të tregojmë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë lidhur me deklaratën e kryeministrit, Thaçi, i cili mbretin Zog e fut në një grup me personalitete të ndryshme që nuk i kanë bërë mirë popullit shqiptar, Kuçi nuk ka dashur të flas për këtë temë.

“Ma mur mendja çka e ki njet me m’pyet. Kur flet kryeministri, në Qeveri askush nuk flet, dhe mundesh me pyet dikën tjetër”, ka thënë Kuçi.

Ndërkohë, sa i përket hapjes së Zyrave Ndërlidhëse mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se kjo gjë mund të ndodhë sipas Konventës për Marrëdhënie Diplomatike të vitit 1961 dhe sipas trajtimit të personaliteteve që do të kryejnë misionin qoftë në Kosovë edhe në Serbi. Por, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që të ketë zyrtarë ndërlidhës pa Zyra Ndërlidhëse. /Telegrafi/