HW

Kuçi: Gjykata Speciale nuk do t’i sjellë momente të mira Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka dhënë detaje se deri ku kanë shkuar punët për këtë çështje, ka njoftuar se autoritetet në Prishtinë janë ndarë në dy grupe dhe po bëjnë përgatitjet ligjore për themelimin e këtij mekanizmi.

Ai ka sqaruar se kanë marrë një draft nga Bashkimi Europian dhe janë në shqyrtim të këtij dokumenti, duke shtuar se “shqyrtimi ka të bëjë edhe në nivelin e ekspertëve ku është i përfshirë edhe Kuçi vetë, ndërsa është edhe grupi politik që koordinohet nga presidentja, ku bëjnë pjesë Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

“Ajo çka dua të them është se i tërë ky proces, qoftë amendamentimi i Kushtetutës, qoftë ligji special do të jenë objekt votimi në Kuvendin e Kosovës. Gjykata Speciale nuk do t’i sjell momente të mira Kosovës”, ka thënë Kuçi gjatë një interviste në emisionin “Info-Box” të Radio Dukagjinit.

Ai madje këtë çështje e ka quajtur si sukses politik të kundërshtarëve të Kosovës.

FIDANISHTJA

“Themelimi i një gjykate është proces i dhimbshëm, është i pakëndshëm dhe i rëndë për barrën tonë. Por ajo çka është e rëndësishme se duhet të jemi në koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në, në mënyrë që ta menaxhojmë në mënyrë adekuate situatën”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë.

Kuçi ka bërë të ditur se statuti aktual i kësaj gjykate nuk lë hapësirë që të gjykohen edhe krimet e pasluftës.

“Propozimi momental i draftit nuk shkon përtej vitit 2000. Ne një gjë duhet ta kemi të qartë që gjykatat vendore do të vazhdojnë. EULEX-in do ta kemi deri në vitin 2016 dhe gjykatat vendore do të gjykojnë të gjitha veprimet që kanë ndodhur në cilëndo fazë apo nga cilido njeri”, tha Kuçi.

“Gjykata do të funksionoi në juridiksionin e Kosovës por do të ketë edhe seli jashtë vendin që sipas të gjitha gjasave do të jetë Holanda”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.