Uji Dea

Kuçi : Gjeneratat e reja duhet ta krijojnë “ADN” e shtetit të Kosovës

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Nuk mund të flasim për një datë të saktë të integrimit të Kosovës në BE, por për mua viti 2020 është një kohë e përshtatshme e përfundimit të procesit integrues të shteteve në familjen evropiane. Ne duhet të jemi real kur flasim për anëtarësim në OKB. Një shtet i vogël siç jemi ne nuk mund ta bindim një vend si Rusia, por këtë duhet ta bëjmë duke kërkuar ndihmën e miqve. Puna e madhe është kryer, ndërsa u mbetet gjeneratave të ardhshme, studentëve në veçanti, që ta krijojnë “ADN” e shtetit ka thënë Hajredin Kuçi gjatë një ligjërate që ka mbajtur në UBT.

Me rastin e 6 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, sot mbajti një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të UBT në Prishtinë.

Ai u prit nga presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe dekani i Fakultetit të Mediave dhe Komunikimit, Belul Beqaj.

Në fjalën hyrëse presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për vizitën e tij dhe shtoi se për UBT-në është nderë që me rastin e 6 vjetorit të shtetësisë së Kosovës të mbahet një ligjëratë nga njeriu i cili ka qenë pjesëmarrës i pothuajse të gjitha zhvillimeve të rëndësishme të Kosovës.

“Kosova ka filluar të njihet edhe ndërkombëtarisht edhe në aspektet profesionale akademike. Sot, Kosova është anëtare e asambleve të ndryshme akademike e shkencore si shtet në vete, po ashtu së fundmi edhe në rrafshin sportiv dhe këto janë hapa shumë pozitiv dhe na bënë edhe më shumë krenar që së bashku ta festojmë këtë 6 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, tha Edmond Hajrizi.

Në ligjëratën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, u përqendrua në 3 procese, në atë të çlirimit të Kosovës, në procesin e krijimit të shtetit dhe në të ardhmen, atë që Kosovën e pret drejt integrimit evropian.

Sipas, zëvendëskryeministrit Kuçi, në të gjitha proceset deri më sot Kosova ka qenë e koordinuar mirë me faktorin ndërkombëtar dhe ky fakt siç tha ai, ka rezultuar në të arriturat e deritanishme.

“Procesi i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran erdhi si pasoj e një dialogu të gjatë në Vjenë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pala serbe nuk pranoj që të arrihet një marrëveshje, prandaj ne, në koordinim të plotë me vendet mike të Kosovës, morëm vendim për ta shpallur shtetin e Kosovës. Për datën e përafërt të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne, institucionet e vendit e kemi ditur qysh në dhjetor të vitit 2007. Kanë qenë dy data të propozuara, 17 shkurti pasdite dhe 18 shkurti paradite. Nuk ka qenë e lehtë të vendoset saktësisht pasi ka pasur rrezik të eskalimit të situatës së sigurisë, si për shembull reagimet në veri dhe një largim masiv i komunitetit serb nga Kosova. Këto kanë qenë dilemat tona, pasi nuk kemi dashur që problemet tjera ta minimizojnë shpalljen e pavarësisë në aspektin medial, siç do të ishte një eksod eventual i serbëve”, tha Kuçi.

Megjithëse sipas tij, për datën dhe gjithë organizimin e asaj dite historike ka ekzistuar një koordinim i përkryer me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti me miqtë e Kosovës.

FITORJA

Duke folur për periudhën e pas shpalljes së pavarësisë ai përmendi 106 njohjet e shtetësisë së Kosovës dhe procesin e bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Kuçi tha se, ky proces nuk është i lehtë, por me ndërmjetësimin e BE-së më 19 prill të vitit të kaluar u nënshkrua një marrëveshje që shumë pak e kanë pritur të ndodhte në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kuçi, tha se, bisedimet, edhe pse të vështira, janë të domosdoshme për të arritur te një paqe e qëndrueshme në këtë rajon dhe janë hap determinues drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Nuk mund të flasim për një datë të saktë të integrimit të Kosovës në BE, por për mua viti 2020 është një kohë e përshtatshme e përfundimit të procesit integrues të shteteve në familjen evropiane”, tha Kuçi.

Ai theksoi se është i sigurt që bisedimet me Serbinë do të përfundojnë me nënshkrimin e një Traktati të Miqësisë mes dy shteteve të pranuara reciprokisht.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se, Kosova nuk e ka të lehtë të bëhet anëtare e OKB-së, pasi për këtë gjë nuk ka pajtueshmëri nga Rusia.

“Ne duhet të jemi real kur flasim për anëtarësim në OKB. Një shtet i vogël siç jemi ne nuk mund ta bindim një vend si Rusia, por këtë duhet ta bëjmë duke kërkuar ndihmën e miqve”, tha Kuçi.

Ai tha se, puna e madhe është kryer, ndërsa u mbetet gjeneratave të ardhshme, studentëve në veçanti, që ta krijojnë atë që ai e quajti “ADN” e shtetit.

Të pranishmit, nga stafi akademik dhe studentët patën mundësinë që zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, t’i drejtojnë pyetje në çështje kryesisht politike që kanë të bëjnë me forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.