Mobi Casa

Kuçi e PSD’së: Kurti ishte me UÇK’në kur i konvenonte elektoralisht, po i dorëzon vetë luftëtarët në gjykatë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se emërimet e kryeministrit Albin Kurti shënjojnë qëndrimet e tij pro Gjykatës Speciale, derisa ka shtuar se ai përkrahte UÇK’në vetëm për arsye elektorale.

Kuçi këto deklarime i ka bërë nëpërmjet ‘Facebook’-ut, teksa e ka akuzuar se po i dërgon ish-luftëtarët e UÇK’së në Hagë, shkruan Gazeta Express.

“Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij”, thuhet në postimin e saj.

Postimi i plotë:

FIDANISHTJA

Kurti e ka pushtetin. Ende po i arsyetojnë mosveprimet e tyre me veprimet e të tjerëve. Nëse ke kundërshtuar Gjykatën Speciale parimisht, atëherë ardhja në pushtet është mundësi e zhbërjes së saj.

Tash, për të ilustruar më së miri transformimin pro Gjykatës, në qeverisjen e parë vendosi Shkëlzen Gashin, i njohur për qëndrimet kundër UÇK-së, si këshilltar. Në qeverisjen e dytë shkoj një hap më tutje; vendosi në krye të MJ-së Donika Gërvallën, që ka deklaruar publikisht se ka dorëzuar dosje kundër luftëtarëve.

Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.