Mobi Casa

Kuçi: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese se kë duhet të mandatojë për kryeministër Presidentja edhe nëse nuk është në favor të PDK-së.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe nëse ai nuk është në favor të saj.

Mobi Casa

Këto deklarata Kuçi i ka bërë në Rrokum TV, teksa ka komentuar çështjen e dërgimit të një sërë pyetjesh në Kushtetuese nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila pret të marrë përgjigje se kë duhet ta mandatojë për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës. /Telegrafi/