Uji Dea

Kuçi “dezerton” për shkak të Speciales

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Ministria e dështimeve solli Gjykatën për krime lufte të UÇK-së. Krahu i djathtë i presidentit në ardhje i bën bisht përgjegjësisë.

“Duket se ai i ka kryer shërbim dikujt nga të jashtmit dhe se tani nuk është i gatshëm që të jetë në ballë të MD-së, për shkak se shumë shpejt pritet arrestimi i të akuzuarve të parë. Fillimisht ka qenë shumë i mirë me ndërkombëtarët, ndërsa tani i mungon guximi profesional që të jetë ministër në kohën kur do të fillojnë arrestimet e para për Gjykatën Speciale, kështu që dikush është duke tentuar që ta mbrojë vetveten dhe njësoj është duke bërë edhe vetë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi”, është shprehur avokati Tomë Gashi

Ministria e Drejtësisë, e cila për një kohë të gjatë vazhdon të drejtohet nga profesori universitar dhe eksperti i drejtë- sisë Hajredin Kuçi, rrezikon që t’i dalë nga dora. Sipas njohësve të kësaj fushe, flitet se Kuçi mbase po e bën këtë me qëllim të shmangies nga përgjegjësia dhe bashkëpunimit eventual që do ta ketë me Gjykatën S0peciale, që tashmë është në prag të nisjes së punës.

KKGJILAN

Por, kush do të jetë ai që do ta marrë në dorë ta quajmë, ‘pataten e nxehtë’ që do t’ia lërë Kuçi, ku përkundër disa zërave dhe spekulimeve akoma mbetet mister kjo çështje, pasi disa thonë se të njëjtin post spekulohet që ta marrë sërish PDK-ja teksa të tjerë thonë se LDK-ja supozohet se është ajo që do të udhëheqë me Ministrinë e Drejtësisë.

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se largimi i mundshëm i ministrit aktual të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nga ky dikaster qeveritar nuk ka të bëjë fare me lënien e të ashtuquajturës “patates së nxehtë” kësaj ministrie nga kreu i saj, Kuçi tek ministri i ardhshëm që supozohet se do të jetë nga radhët e LDK-së. Por, sipas tij, kjo ka të bëjë me mosguximin profesional që të involvohet në punën e Gjykatës Speciale, e cila shumë shpejt pritët të fillojë me akuzimin dhe paraburgosjen e të parëve, të cilët do të transferohen për në Hagë./kosova sot/