UBT

Kuçi: Deri më 1 nëntor, asnjë zyrtar i Serbisë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas lajmit se kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic i është refuzuar hyrja në Kosovë për të marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale në Shtërpcë, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se që nga nesër, kur fillon kampanja zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, asnjë zyrtari të Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë deri në përfundim të kampanjës, transmeton orainfo.

Mobi Casa

Ndalesa për zyrtarët e Serbisë do të zgjasë deri më 1 nëntor kur edhe përfundon kampanja, ka thënë Hajredin Kuçi. /Telegrafi/