ARKATANA

Kübra, kolumnistja e mbuluar

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Erdogan- kryeministër i Turqisë, në Samitin Botëror të Civilizimit të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Vjenë, javën e kaluar u kritikua me të madhe për komentet fyese për sionizmin dhe krahasimin me islamofobinë. Protagonistja e këtij shkrimi del po nga shteti turk, me origjinë nga atje, por me shumë vite jetë në Gjermani.

Ajo është e para blogere e mbuluar me shami në Gjermani, ndërsa politika, shoqëria civile, islamofobia, feminizmi dhe kultura janë disa prej temave të cilat ajo jo vetëm i shkruan, por edhe i filmon e fotografon. Jo pak prej shkrimeve të saj kanë ngjallur komente dhe jo pak herë ajo është shfaqur edhe në gazetat e televizionet gjermane me kolumnet e saj javore dhe fjalimet kundër racizmit. Kübra Gümüsay ka studiuar për orientalizëm afrikan në Londër, ndërsa ka nisur punën e saj në vitin 2010 në “Tageszeitung”, ku shkruan një herë në dy javë.

“Unë jam Kübra, ndërsa shumë njerëz në Evropë më njohin si kolumnisten e parë të mbuluar me shami në Gjermani (Hijabi). Kam studiuar në Londër, ndërsa jetoj mes Turqisë, Gjermanisë e Anglisë, edhe pse shumicën e herëve shkruaj në gjermanisht. Në vitin 2011 Medium Magazin më ka futur në listën e 30 gazetarëve më me ndikim në Gjermani, ndërsa jam bashkautore e dy librave “Skandal! Die Macht öffentlicher Empörung” në shkurt të 2009 dhe “Manifest der Vielen” në shkurt të vitit 2011” tregon Gümüsay, teksa intervistohet nga gazeta në qëndrimin e saj në Samitin Botëror të Civilizimit të Kombeve të Bashkuara në Vjenë.

“Shkruaj për temat sociale, ndërsa qëllimi im kryesor mbetet ndërtimi i urave kulturore duke rrënuar stereotipat dhe duke ushqyer lexuesin tim për të menduar pak më shumë mbi vlerat universale njerëzore”, vazhdon Gümüsay. Pos në “Tageszeitung”, punët e 25 vjeçares si gazetare dhe kolumniste janë paraqitur edhe në “Freitag”, “Hurriyet” “Deutsche Welle”, “Taz” dhe në mediet prestigjioze ndërkombëtare si “Al Jazeera English” dhe “Foreign Affairs”. Ajo tregon edhe për jetën e saj prej një myslimaneje, fushë kjo të cilën është munduar ta forcojë në skenën gjermane. Në vitin 2010 ajo ka themeluar rrjetin për ndërmarrësit aktivë, kreativ dhe intelektualë myslimanë në Gjermani.

ARKATANA

“Ndihem shumë e lumtur që ky rrjet funksionon edhe sot. Jemi bërë ekip i madh dhe kam futur edhe feminizmin e kulturën brenda projekteve tona. Komuniteti mysliman jo vetëm në Gjermani por kudo në shtetet më të zhvilluara evropiane është shumë i pranishëm prandaj mendoj se duhet të forcohet pozita e tij, duke ditur edhe ndikimin që ka ky religjion”, tregon Gümüsay. Në leximin e blogave të saj shihen gjykime të shpeshta që një myslimane mund t’i marrë si goditje në shoqërinë gjermane. Kultura gjermane, më pak se ato ballkanase, është prekur në shumë prej shkrimeve të saj.

“Ne kemi frikë kritikën, predikimin, paragjykimin. Ne jemi larg të qenit njerëz, të qenit perfektë, ne duam të udhëtojmë dhe të jemi ata që jemi, prandaj shfrytëzojmë zonat e rehatshme. Por, ne kemi edhe ndjenja të brendshme, dhe pikërisht identiteti kulturor e religjioni, racizmi brenda secilit prej nesh janë të tilla që duhen dalë nga zemrat tona. Jemi ne ata që dënojmë inperfeksionin tonë. Provoni të mos keni kohë të ndiheni keq”, është një pjesë e një blogu të saj që ajo thotë se është gjeneral, megjithatë i ngjan një shkrimi për ndjenjat njerëzore më shumë se për feminizmin që e ka shumë për zemër apo lëvizjet gjinore evropiane, që po ashtu kanë marrë malin viteve të fundit.

“Aktualisht jetoj në Oksford, bashkë me burrin tim dhe jam duke shkruar një libër për integrimin dhe migrimin e myslimanëve në botë. Pas këtij samiti, kam në plan të mbledh blogerët socialë dhe politikë nga e mbarë bota për të themeluar një rrjet të madh kritikësh e ndoshta edhe ndonjë organizatë për trajnime të këtyre blogerëve” tregon Gümüsay. Blogu i saj “Fjalori i fjalëve të huaja” është nominuar katër vite me radhë si një nga më të lexuarit në Gjermani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.