UBT

Kuazi – demokracia u shua! Të fillojmë me Rimëkëmbje Demokracie!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Burim Ramadani – Plagosjet e rënda që iu bën demokracisë për vite të tëra në Kosovë nuk u shëruan, vetëm e fshehën. U shua kuazi-demokracia, sot, në këtë seancë joparlamentare. Sepse, mentaliteti mbrapa saj nuk u demokratizua. Përkundrazi, u stërkeq. U shua kuazi-demokracia, që ishte plagosur shumë rëndë ndërvite. Sepse, mentaliteti mbrapa saj nuk u demokratizua. Përkundrazi, u stërkeq.

U shua cilado përpjekje e deritashme për të tentuar ndërtimin e demokracisë në Kosovë. Tash, na duhet një përpjekje e re, për të rifilluar gjithçka për demokratizimin e brendshëm, në formë dhe metodologji qytetare. Të reformuar në thelb, në esencë.

Ashtu-kështu ishim mjaft larg konsolidimit të demokracisë. Por, gjithçka po ndodh sot (e premte) në Kuvend është ridëshmi për katandisjen e thellë e të rëndë që jemi. Të gjithë ne. Si shtet, si shoqëri.

Për shumkë kjo nuk është një e papritur. Sepse, e keqja ka filluar më herët. Vite më herët. E kemi parë e përjetuar.

Por, atëherë e deri më sot, e tëra ndërlidhej me Stabilitetin. Jo me Demokracinë.

Vendosja e Stabilitetit në prioritet tashmë po jep shenjat kulmore të kundërefektit të përgjithshëm. Të gjithë ata që më shumë investuan në stabilitet sesa në demokraci, besoj se po marrin mësime. Qoftë për Kosovën, qoftë edhe në vende tjera nëpër rajon e botë.

Sepse, demokracia mund të sjellë stabilitet, por stabiliteti jo domosdoshmërisht sjellë demokracinë. Kjo po dëshmohet sot në Kosovë.

Plagosjet e rënda që iu bën demokracisë për vite të tëra në Kosovë nuk u shëruan, vetëm e fshehën.

Kështu ishin edhe vjedhjet masive industriale të votave në zgjedhje në Kosovë. Jo vetëm në vitin 2010, kur ishte kulmi i vjedhjes së votave.

Kështu ishin edhe blerjet masive industriale të votave në zgjedhje në Kosovë. Jo vetëm në zgjedhjet e vitit 2014, kur ishte kulmi i blerjes së votave.

Kështu ishin edhe vjedhjet masive të buxhetit të Kosovës. Jo vetëm sot, por edhe vjet, edhe parvjet, edhe shumë e shumë vjet më herët. Pa u ndalë.

FIDANISHTJA

Kështu ishin edhe militantizmat e pandalshëm përgjatë krejt historisë së institucioneve demokratike të Kosovës së lirë, e pastaj edhe të pavarur.

Prandaj, tentimet e nëjta për të sjellë demokracinë e për të luajtur demokracinë, janë të vdekura.

Kosovës, si asnjëherë deri më sot, deri në këtë seancë joparlamentare, i duhet Rimëkëmbje Demokracie.

I duhet një program i plotë, i ri, për Rimbëkëmbjen politike, qytetare dhe ekonomike.

Nuk i duhet sjellja dhe pështjellja e të njëjtëve, me të njëjtat metoda e mjete në dispozicion dhe as me të njëjtat logjika mbrapa fjalive të formuala mirë e të theksuara keq. Të theksuara qartësisht pa pikë dije.

Rimëkëmbja të jetë e plotë. E tërësishme, pa improvizime të llojeve të deritashme.

Normalisht, rimëkëmbja duhet të jetë një program kombëtar, intelektual e qytetar, shtetëror e funksional. Një program të ri për të gjithë.

Për secilen dhe secilin që, së pari, do të rikthjellte veten dhe, pastaj, të kontribuonte për të rikthjellur shoqërinë dhe shtetin tonë.

Një kthim dashurie për këtë vend, për këtë shoqëri. Një kthim dinjiteti për qytetarin përballë politikës. Një vendosje raportesh shërbyese nga pushtetarët për taksapaguesit.

Kësaj i paraprinë vite të tëra të stërkeqjes. Kësaj mund t’i përgjigjemi së bashku.

Atdhetarë, veprimtarë kombëtarë, të rinj e të reja të mirë-edukuara!