HW

Kualifikohemi në Evropian

/ 2 minuta lexim
HW

Milot Rashica po e shijon çdo moment në Përfaqësuesen e Kosovës. Futbollisti kosovar u largua nga Kombëtarja shqiptare për t’iu bashkuar ekipit më të ri evropian në kualifikimet për “Botërorit 2018”. Edhe pse ekipi i Albert Bunjakit nuk ka arritur rezultate të mira në debutimin në këto eliminatore, vushtrriasi nuk është aspak pishman që i zgjodhi ngjyrat verdhekaltër.

“Ishte një sensacion i shkëlqyer ta përfaqësoja këtë vend të ri. Ne nuk e njohim ende mirë njëri-tjetrin, na nevojitet kohë për ta bërë këtë. Tek Kosova është totalisht ndryshe në krahasim me kohën kur luaja për Shqipërinë. Çdonjëri e njihte tjetrin atje”, ka thënë Rashica për uebfaqen holandeze, “omroepgelderland.nl”.

Njëjtë si trajneri Bunjaki, edhe futbollisti i Vitesses kualifikimet në Botërorin e Rusisë i sheh si provë para kualifikimeve për “Evropianin 2020”, ku Kosova synon të kualifikohet. “Në kualifikimet për Botëror do të mundohemi të grumbullojmë sa më shumë pikë, por objektiv yni është që të kualifikohemi në Kampionatin e ardhshëm Evropian”, ka shtuar ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë.

Fundamenti

Synon të shpërthejë sivjet

Rashica kaloi nëpër vështirësi në pjesën e parë të sezonit me Vitessen. Ai përfundoi jorrallë në bankinë dhe pati rënie të formës në krahasim me sezonin e kaluar, kur kishte bërë mrekulli. Por, tash duket se përfaqësuesi kosovar e ka gjetur veten në modulin e ri. “Në sezonin tim të parë në ligën holandeze askush nuk më njihte. Isha befasi, por tash kundërshtarët më njohin. Sezonin e kaluar isha në gjendje të lëvizja lirshëm, tash e dinë se kush jam dhe i njohin pikat e mia të forta”, ka shtuar ai.

“Por, mund të befasoj përsëri dhe shpresoj që t’ia dal këtë vit”, përfundoi Rashica.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.