Eko Higjiena

Kuadrot e komunizmit minojnë drejtësinë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë sugjeruar se tashmë është nevojë e domosdoshme, por edhe imperativ kohor, ngritja cilësore në shumë aspekte e institucioneve të drejtësisë, derisa, sipas tyre, ndërrimi i prokurorëve e gjyqtarëve aktualë me kuadro të reja, të cilat kanë dinjitet profesional, do ta shpëtonte kësisoj drejtësinë nga anarkia e rrezikshme.

REFORMA KADROVIKE, E DOMOSDOSHME NË KOSOVË

Performanca dekurajuese në zbatimin e ligjit

“Ndërrimi i këtyre prokurorëve e gjyqtarëve me kuadro të reja, të cilat kanë dinjitet profesional, është nevojë e domosdoshme e kohës sonë, nëse kjo kastë e drejtësisë e do vendin dhe dëshiron ta shpëtojë atë nga anarkia e rrezikshme”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë sugjeruar se tashmë është nevojë e domosdoshme, por edhe imperativ kohor, ngritja cilësore në shumë aspekte e institucioneve të drejtësisë, derisa, sipas tyre, ndërrimi i prokurorëve e gjyqtarëve aktualë me kuadro të reja, të cilat kanë dinjitet profesional, do ta shpëtonte kësisoj drejtësinë nga anarkia e rrezikshme.

FIDANISHTJA

Ndaj së këndejmi ata kanë ngritur edhe dilemën e tyre për cilësinë e tiparet e gjyqtarëve, se a janë ata pa kurajë, guxim e integritet, ngase shumë nga ta i kanë shërbyer sistemit komunist dhe për rrjedhojë ekziston frika se të njëjtit gjyqtar lehtë mund t’i nënshtrohen presionit e shantazhit të politikës, pasi janë mësuar me metoda të tilla, duke mos e pasur fare problem që t’u përshtaten sistemeve politike, andaj edhe, siç u tha më lart, ndërrimi i këtyre gjyqtarëve me njerëz të rinj e me integritet profesional është veç tjerash edhe nevojë e domosdoshme, por mbase edhe urgjente e kohës. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se vetëdija e gjykatësve dhe prokurorëve si duket ka ngelur te sistemi paraprak, shkruan gazeta Kosova Sot.

Përpjekjet për drejtësi të mos ndalen

Sipas Dibranit, tashmë po shihet se një pjesë e tyre, me metodat e frikësimit dhe shantazhit, po ndikojnë mbi vetëdijen aktive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të tashëm, për t’i fshehur ato të bëra, dhe, për fat të keq, nga e kaluara e tyre, siç tha, nuk paskan nxjerrë mësime për të tashmen e duhur, në mënyrë që t’i shërbejnë denjësisht dhe drejtë- sisht drejtësisë së stërkequr. “Shoqëria jonë nuk dëshiron që politikanët, prokurorët, gjyqtarët dhe të tjerët të kujtojnë gjithnjë për ndëshkimin që do t’u ndodhë nga Gjykata Speciale, e që frika nga ajo gjykatë t’i frenojë edhe tani idetë e tyre të mira. Prandaj, shoqëria jonë bën thirrje, sidomos tek prokurorët dhe gjyqtarët, të mos heqin dorë nga përpjekjet e tyre për drejtësinë, po ashtu të mos frikësohen për t’u përballur me të keqen, pasi në të kundërtën shoqëria jonë nuk do tua falë asnjëherë veprimet e mëtutjeshme të prokurorëve, gjyqtarëve dhe intelektualëve të shantazhuar dje, që kursin e tyre negativ nuk po e ndalojnë as sot, derisa kjo kastë politike dhe udhëheqëse popullit dhe vendit po u shkakton dëme kolosale, që rrjedhin nga thellësitë e errëta të shpirtit të tyre të varfër dhe jo konstant”, ka vijuar më tej ai. “Prandaj, ndërrimi i këtyre prokurorëve e gjyqtarëve me kuadro të reja, të cilat kanë dinjitet profesional, është nevojë e domosdoshme e kohës sonë, nëse kjo kastë e drejtësisë e do vendin dhe dëshiron ta shpëtojë atë nga anarkia e rrezikshme”, është shprehur Dibrani.

Ngritja e kapaciteteve, e domosdoshme

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, mendon se është nevojë e domosdoshme, por edhe imperativ kohor, ngritja cilësore në shumë aspekte dhe dimensione e institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe të prokurorisë, policisë, gjyqësisë. Sipas tij, këtu do duhej edhe në avokati të ketë ngritje cilësore, por edhe do duhej të kishte përgjegjësi më të madhe. Gjithsesi do duhej të kishte edhe kushte më të mira për punë, pastaj, siç tha, po ashtu në institucionet e ndërmjetësimit, notarisë etj. “Andaj, gjithë sistemi në kuptimin e gjerë të drejtësisë ka nevojë për ngritje të kapaciteteve, edhe pse ata që janë nuk është se nuk dinë, pasi një pjesë e mirë e tyre janë përgatitur qoftë më herët, qoftë përmes trajnimeve, derisa të tjerët janë të rinj, të cilët po ashtu kanë kaluar proceset e trajnimit, provimin e jurisprudencës”, theksoi ai. “Nuk është se nuk kanë dituri, por nuk kanë edhe kushte, kanë edhe vështirësi në punë dhe natyrisht se ka nevojë edhe për përvojë më të madhe dhe për përgjegjësi më të madhe në të gjitha këto hallka të drejtësisë dhe të vetë gjyqësorit brenda drejtësisë”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Mazllum Baraliu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.