United Hospital

Ku jeton tash Safete Mustafa?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

​“Gjatë këndimit në sallë apo diku tjetër, duhet t’i harrosh brengat dhe vuajtjet që ke. Në disa këngë tona jam orvatur ta ndaj dhembjen e vuajtjen me popullin”, thotë për revistën “Kosovarja”, Safetja, motra e madhe e Motrave Mustafa, tek ka bërë emër, duke kënduar me motrën e saj, Sahiden, e që tash janë NJËSHI, nga motrat tjera që këndojnë dhe përpiqen për t’i kopjuar.

Fotografitë që i gjetëm në arkivin e “Kosovares”, tek shihet Safetja me dy vajzat e veta, na shtynë t’i publikojmë për fansat e saj të shumtë, të cilët e adhurojnë, por edhe kanë ndarë dhembjen me të pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Dihet se Safetja pat edhe probleme me kunetër për pronësi, të cilën e ka krijuar bashkë me bashkëshortin e saj sa ai ishte gjallë.

“E drejta triumfon herë do kur. Jeta vazhdon. Fëmijët janë ata që ma bëjnë jetën më të lehtë, më japin vullnet, kureshtje dhe krenari për të jetuar, por edhe për të mos e lënë këngën me të cilën jam rritur. Siç thuhet – kënga është vaji i burrit. Unë them: Kënga është jeta vetë”, thotë Safetja për “Kosovaren”.

FIDANISHTJA

Disa muaj pasi i vdiq burri, ajo është detyruar ta lëshojë shtëpinë në Suharekë, ku dikur jetonte bashkë me të.

Ku jeton tash?

Për këtë gjë nuk dimë…

Ndryshe, Safete Mustafa ia kishte kushtuar një këngë burrit pas vdekjes së tij, këngë e cila qe bërë hit i madh jo vetëm në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.