GRANDEMALL

Ku janë ?!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova dhe Serbia kanë nisur të dialogojnë qysh në mars të vitit 2011. Tre vjet prej asaj kohe, një temë që qe proklamuar si e para, nuk është diskutuar asnjëherë ndonëse janë zhvilluar edhe mbi 200 takimet bashkërisht në nivelin teknik e politik të palëve. Aty janë diskutuar e arritur shumë marrëveshje, por asnjëherë nuk është prekur çështja e fatit të mbi 1800 personave të zhdukur.

Kjo nuk ka ndodhur edhe pse kur zëvendëskryeministrja Edita Tahiri pati nisur takimin e parë me palën serbe pati deklaruar se çështja e të pagjeturve është arsyeja kryesore e dialogut. Edhe tash kur pyeten se ku ka mbetur kjo çështje në procesion e dialogut, zyrtarët kosovarë deklarohen se kjo temë gjithsesi se do të trajtohet.

Fundamenti

Mirëpo siç duket do të kalojë edhe kohë e gjatë derisa t’i vije rendi kësaj pike, pasi sipas zyrtarëve qeveritarë duhet të priten edhe disa marrëveshje tjera, por edhe zgjedhjet në Kosovë e Serbi, në mënyrë që më pas të diskutohet për të pagjeturit.

Kjo nënkupton se para shtatorit ose tetorit të këtij viti një temë e tillë nuk do të diskutohet me Beogradin, pasi paraprakisht zgjedhjet në Kosovë priten në qershor, ndërsa konstituimi institucioneve të reja nuk mund të bëhet para shtatorit. Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk e di saktë se kur mund të preket kjo çështje, por sipas tij Prishtina mbetet e përkushtuar që ta qojë këtë proces deri në fund. “E kemi propozuar këtë temë dhe presim që pas marrëveshjes për drejtësi dhe zgjedhjeve do të jetë një ndër temat e para që do të diskutohet në dialog me Serbinë”, ka thënë Kuçi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.