FITORJA

Ku është Basha?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në pjesën e parë të sezonit, Migjen Basha ka mbetur në harresë prej fillimit të vitit 2013. Arsye nuk ka ose më mirë të themi nuk janë bërë asnjëherë publike. Kosovari mungon, nuk ka luajtur në gjashtë xhirot e fundit në Serie A. Trajneri Giampiero Ventura vazhdon ta injorojë, kurse Basha hesht, stërvitet dhe pret rastin e tij.

Migjen Basha e nisi ngadalë stinorin me Torinon, por me kalimin e kohës dhe paraqitjet e tij pozitive eliminoi ankesat se skuadrës i mungon një organizator i mirëfilltë i lojës. Por, mesfushori kosovar nuk e ka parë fushën me sy që gjashtë ndeshje.

Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka intensifikuar përpjekjet për përfshirjen e Bashës në ekipin kuqezi, një tjetër konfirmim për vlerat e padiskutueshme të futbollistit. Basha, nëpërmjet llogarive të tij në rrjetet sociale shpeshherë ka konfirmuar gatishmërinë e tij të paraqitet për Shqipërinë, shkruan Toronews.net.

Fundamenti

Shpirti luftarak i tij – i treguar pothuajse në çdo paraqitje këtë stinor – ka eliminuar mungesën e një organizatori të mirëfilltë të lojës. Ai gjendet në garë me Brighin për një vend prej titullari në qendër të mesfushës së Torinos. Por, kosovari duket se është lënë në harresë prej fillimit të këtij viti. Me gjithë këtë, Basha kryen punën e tij në Sisport, njësoj siç e ka bërë gjithmonë dhe pret rastin e tij.

Trajneri Giampiero Ventura deri më tani këtë sezon është shfaqur shumë i pasigurt sa i përket mesfushorit, duke e aktivizuar atë për një periudhë të vazhdueshme e më pas e la në pankinë si rezervist i pashfrytëzuar për gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A. Deri më tani arsyet e Venturës për të mos e aktivizuar Bashën jo vetëm si titullar por as si rezervist, duket se kanë të bëjnë me motive taktike. Po ashtu rezultatet e mira të Torinos në periudhën e fundit nuk është se kanë ndihmuar kush e di sa statusin e Bashës.

Ventura duket se preferon që mesfusha të ketë qasje më sulmuese dhe për këtë arsye mbështetet më tepër te Brighi. Pas 26 xhirosh, Torino gjendet në pozitën e 13-të me 31 pikë, dhjetë më tepër se zona që lufton për mbijetesë. Në parim, sigurimi i qëndrimit në Serie A ishte objektivi kryesor i Torinos këtë sezon. Kontribut në rezultatet e skuadrës këtë sezon dha edhe Basha, që tani për tani mbetet një mister për shkak të mungesës së gjatë.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.