Eko Higjiena

Kthimi tek cilësia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Mehmetali Rexhepi –  prof – Të dashur nxënës, të çmuar edukatorë! Një shtatori i sotëm i prin dy shtatorit të nesërm magjik:hapja e portave dhe dyerve të klasave të shkollave nëntë vjeçare, të mesmeve të larta profesionale dhe gjimnazeve… Zërat fëmijërorë e rinorë gjallërojnë dhe zbukurojnë fshatrat dhe qytetin… Uroj për mbarëvajtjen e mësimit në të gjitha nivelet! Në qoftë se arsimimi dhe edukimi njerëzor e kombëtar, dituria dhe shkenca janë themeli i fortë dhe i paluajtshëm i çdo kombi, pse mos të jetë edhe për ne, shqiptarët e shumëvuajtur, të robëruar, të shtypur e të copëtuar, të paragjykuar e të mallkuar, të ndarë e të përçarë?!…

Le të jetë arsimi, dituria:caqet tona parësore për zënie ritmesh,sikurse të përparuarit, për rritje të vullnetit për dijen, për shkencën, për kritere të cilësisë, për profesionalizëm, për motivimin e leximit, për të mësuarit kritik… Vetëm mbi këto pikë-qëllime do të jemi krahas popujve dhe organizimeve shtetërore të qëndrueshme. Ndryshe, jashtë këtyre mësymjesh do të na rikthehet robëria, vartësia dhe humbja e identitetit e të shtet-ndërtimit të sapo nisur… Nuk do të na falet mundësia e dhënë pas dy shekujsh për shtet-bërje! Tashmë ngecjet në nivelin tonë arsimor janë të padurueshme dhe të pafalshme! Politikat qeveritare në Kosovë përkitazi arsimit, pothuajse, kanë dështuar!

Hidromorava

Nuk mund të pohojmë se nuk është bërë asgjë, për sa u përket objekteve shkollore… Janë ndërtuar shkolla të reja, por pa pajisje të mjaftueshme për zbatimin e mësimit praktik, shndërrimit të teorisë në funksion të zbatueshëm për prodhimin dhe riciklimin e prodhimit, për forcimin e kuadrit profesionist, konkurrues për ekonominë e teknologjinë e tregut.

Kthesa për motivimin e shkollës e të shkollimit te ne, është domosdoja jonë e sotme, e të gjitha strukturave arsimore, politike, qeveritare dhe mbarë kombëtare. Nesër mund të bëhet vonë! Si ish kuadër arsimor, shtatori më sjell frymëzimin dhe mallëngjimin profesional!
Nxënës, prindër, mësimdhënës e drejtues shkollash: qofshi të bekuar!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.