UBT

“Kthimi” rrëfen migrimin e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kanë përfunduar xhirimet e filmit “Kthimi” i cili për herë të parë vjen si bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Ky film është nën skenar të Isa Qosjës dhe Kastriot Abdylit.

Ndonëse ky i fundit vite më parë e kishte realizuar “Kthimin” në versionin e filmit të metrazhit të shkurtër, ku më pas kishte vendosur që të njëjtin film ta realizojë në metrazh të gjatë. Sipas tij, arsyeja se përse ai ka vendosur ishte mbështetja e Isa Qosjës ajo që e ka shtyrë ta bëjë këtë film.

Eco Higjiena

“Pas filmit të shkurtër me po të njëjtin emër që e xhirova në vitin 2007, dhe pas sugjerimeve të gazetarëve si dhe kritikëve të filmit gjatë Festivalit Inernacional të Filmit në Tiranës në 2008, ku filmi ishte pjesëmarrës si dhe në konsultë me mentorin tim e Isa Qosjës, vendosa që ta shkruaj skenarin po me të njëjtën temë, por të metrazhit të gjatë, duke e pas mbështetjen e Isa Qosjes në cilësinë e ko-skenaristit” është shprehur Abdyli…(Tribuna).