Kthimi në ferr
Pamjet e Fikret Alicit, të bëra dy dekada më parë në kampin e vdekjes Trnopolje, në Bosnje, u shndërruan në imazh të vuajtjeve dhe barbarisë serbe, të cilat shokuan botën.
Dy dekada më vonë, Fikreti 42 vjeçar, u kthye në gërmadhat e këtij kampi, në veriperëndim të Bosnjës, duke insistuar se nuk dëshiron hakmarrje. Por ai e luti botën që të mos harrojë kurrë çfarë ka ndodhur dhe zbuloi se e rijeton këtë ferr për çdo ditë.
Kur i mbijetuari i një kampi të vdekjes, Fikret Alic, u fotografua në këtë vend para dy dekadave, ai u shndërrua në një imazh të vuajtjeve, të cilat shokuan botën-por tani ai është kthyer, si një imazh i shpresës.
Në vitin 1992, fotografitë e trupit të tij skelet prapa telave gjemborë ishin jehonë e Holokaustit nazist dhe ekspozuan fushatën e gjenocidit të regjimit të pamëshirshëm ushtarak të serbëve në Bosnje. Sytë e tij të fundosur, që shikonin nga faqet e para të gazetave dhe ekranet televizive anembanë botës nxitën intervenimin dhe diplomacinë, që rezultuan me marrëveshjen paqësore të Daytonit në vitin 1995, me të cilën ju dha fund luftës katërvjeçare, të cilën e filloi tirani Slobodan Miloshevici.
Dy dekada më vonë, Fikreti 42 vjeçar, u kthye në gërmadhat e kampit të përqendrimit Trnopolje, në veriperëndim të Bosnjës, duke insistuar se nuk dëshiron hakmarrje. Por ai e luti botën që të mos harrojë kurrë çfarë ka ndodhur dhe zbuloi se e rijeton këtë ferr për çdo ditë.
“Për 20 vjet me radhë, unë asnjë natë nuk kam fjetur si duhet. Mjekët kanë provuar çdo ilaç, por ankthet gjatë natës nuk janë larguar kurrë. Vrasjet, klithmat, torturat, gjaku. Kurrë nuk janë larguar nga koka ime”, rrëfen Alic.
Fikret u frikësua se do të vritej nga rojtarët e hidhëruar, pasi që fotografitë e tij u bënë simbol i barbarisë së tyre. Por nëntë ditë pasi që u filmua, ai arriti të arratisët, i veshur si një femër myslimane dhe duke u fshehur në një konvoj, katër ditë para ekzekutimit të 200 meshkujve në kamp.
Fikret hyri ilegalisht në Danimarkë, ku rindërtoi jetën e tij, para se të kthehej para një viti në shtëpinë e tij në fshatin Kozarac, vetëm katër kilometra larg Trnopoljes.
Tani i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ai thotë:”Ata dëshen të më vrasin, por unë mbijetova dhe me mua mbijetoi edhe e vërteta. Dikur isha pamje e vuajtjeve njerëzore, por sot jam pamje e shpresës. Dëshiroj ti tregoj fëmijëve se nëse njeriu arrin të mbijetojë tmerrin, të cilin e përjetova unë, ai mund të mbijetojë çdo gjë”.
Vetëm një copë e shkurtë e telave gjemborë kanë mbetur përgjatë rrugës së fshatit. Ndërtesa, në të cilin mbaheshin të arrestuarit, është duke u shembur.
Me perëndimin e diellit dhe vetëm me cicërimat e zogjve, të cilat thyejnë heshtjen, është vështirë të paramendohet se ky vend dikur ishte skenë e vuajtjeve të paparamendueshme.
Më 6 gusht të vitit 1992, ekipet e kanaleve televizive, ITN dhe Channel 4 u sollën këtu nga bashkëpunëtorët e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic, në një vizitë të dështuar propagandistike.
Serbëet portretuan të burgosurit e tyre boshnjakë si refugjatë falënderues, të cilët po mbroheshin nga lufta. Në të vërtetë, ata ishin të mbijetuarit që po vdisnin nga uria të fushatës së gjenocidit, pasi që tendosjet etnike në rajon u shndërruan në luftë.
Të burgosurit flisnin vetëm fjalë miardie. Or trupat e tyre të thyer, tmerri në sytë e tyre dhe kushtet në të cilat jetonin dëshmonin për një të vërtetë tjetër. Dhe ishte para se gjithash pamja e Fikretit ajo që nënkuptoi se politikanët nuk mund të mbyllnin më sytë para skenave, të cilat nuk i kishin përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore.
Fikreti kishin nofullën e thyer, gjashtë brinjë, kishte kafkën e qarë, hundën e thyer dhe dhëmbët e nxjerrë, si pasojë e torturave të përditshme.
“Isha 63 ditë nën arrest. Vetëm gjashtë ditë nuk jam rrahur apo torturuar. Humba dhëmbët, kur një rojtar, i cili kishte qenë fqi i imi, më detyroi të lëpijë këpucët e tij. E bëra këtë, por ai më pas më qëlloi me shqelm në fytyrë. Dy javë më vonë, më urdhëroi që të ha barin si kafshët. Refuzova dhe ai me shtriu me kokë për toke. E pyeta, ‘Pse nuk po më vret?’ Ai më tha, ‘Nuk ja vlen të shpenzohet plumbi për ty’. Në një moment arrin në pikën kur nuk brengosësh më se a do të jetosh apo do të vdesësh dhe kur ata nuk kanë më fuqi mbi ju. Në atë moment tubova forcë”, rrëfen Alic.
Fikret ka humbur 20 anëtarë të familjes. Halla dhe xhaxhai i tij u dogjën të gjallë në shtëpinë e tyre, ndërsa gjyshi i tij u ekzekutua. Por është ngjarja në kampin tjetër, Keraterm, ajo që e le Fikretin pa gjumë. Ai aty ka qëndruar në një vrimë të ferrit, të njohur si Dhoma 2, me 217 të burgosur tjerë. Më 24 korrik të vitit 1992, rojtarët hodhën një granatë me gaz nervor në dhomën fqinje numër tre dhe ekzekutuan me pushkë automatike ata, të cilët ishin përpjekur që të arratisen.
“Rojtarët na urdhëruan të këndojmë, por kënga nuk mbyti klithmat dhe të shtënat”, rrëfen Alic.
Të nesërmen, Fikret u urdhërua që së bashku me të tjerët të ngarkonin kufomat në një kamion. “Pasi i ngarkuam të gjitha, një rojtari filloi të pastrojë gjakun, në mënyrë që kamioni të mos lë prapa gjurmë të gjakut. Një lum i gjakut ra në tokë. Kurrë nuk do ta harrojë këtë”, rrëfen Alic.
Tendosjet etnike dhe politike ende janë gjallë mes serbëve dhe boshnjakëve. Keraterm dhe Trnopolje janë në territorin e Republikës Serbe, pjesës së Bosnjës të kontrolluar nga ish-armiqtë serbë të Alicit. Të mbijetuarit ende po luftojnë për ngritjen e qendrave përkujtimore në këto vende.
“Jeta ende është e tendosur. Disa, të cilët kanë kryer krime, ende jetojnë në mesin tonë. Ata kurrë nuk janë penduar. Por nëse e jeton jetën tënde të mbushur me urrejtje, ajo vetëm do të shkatërrojë. Ne duhet të lëvizim përtej kësaj. E tëra që dua janë ngritja e qendrave përkujtimore në këto kampe. Në këtë mënyrë do të jetojë e vërteta, kur ne, që mbijetuam, nuk jemi më gjallë për të dëshmuar”, përfundon Alic.
(The Sun)