United Hospital

Kthehet koha e mesjetës në Gjilan- qytetarët ndihen të terrorizuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mungesa e ndriçimit publik në lagjet më të mëdha të Gjilanit si dhe jo serioziteti i pushtetit komunal për të ofruar shërbime elementare jetese ka bërë që qytetarët të pyesin me të drejtë: Çfarë po ndodhë me Komunën e Gjilanit. Lagja e tetë ndër më të mëdhat në qytet ka tre ditë që nuk ka ndriçim. “Tana po thonë mos e lëshoni Kosovën. Veç mos mujsha se një minutë nuk rri” shprehet i mllefosur një banor i kësaj lagjeje.

Gjilani sërish kthehet në kohën e mesjetës. Kjo falë jo seriozitetit të pushtetarëve të cilët as që po brengosen se një pjesë e qytetit jeton si në kohën e mesjetës. Lagja e tetë dhe disa të tera në qytet ka tri ditë që përballen me mungesën e ndriçimit publik si një nga nevojat më elementare. Kjo ka bërë që shumë qytetar të ndihen të terrorizuar dhe të poshtëruar nga qeverisja aktuale.

Eco Higjiena

Një banor i lagjes së tetë i cili tha se e ka votuar LDK në zgjedhjet e fundit ndihet shumë i trishtuar pasiqë ora 8 e mbrëmjes nuk guxon të dal të eci në lagje. “Këtu nata pa ndriçim është e frikshme sepse ka vjedhje shumë dhe nuk guxoj as të dali e të eci natën. Nuk e di se çka po ndodhë me këtë pushtet. Investime s`ka, punësime s`ka. Tana thonë mos e lëshoni Kosovën. Veç mos mujsha se asnjë minutë nuk rri” shprehet i revoltuar ky banor.

Zyrtarë komunal ndërkaq nuk kanë ndonjë përgjigje të qartë se pse po ndodhë ky reduktim ose ndërprerje e ndriçimit publik, me përjashtim të asaj se “dieta buxhetore” i ka detyruar të marrin këtë hap./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.