Kthehet Arlind Ajeti
Arlind Ajeti ka nisur stërvitjen me Frosinonen, pas problemeve të shfaqura në ndeshjen me Bolognan. Qendërmbrojtësi la fushën e blertë që në minutën e 10-të, pas një problemi në kofshën e majtë, por tanimë ai është rikuperuar dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën.
Në këtë mënyrë Ajeti do të jetë në urdhrat e trajnerit Stelone për sfidën me Empolin të shtunën.
Ajeti është aktivizuar në 5 ndeshje me Frosinonen deri më tani, të cilat i ka nisur të gjitha nga formacioni, ndërsa ka mundur të gjejë edhe rrugën e rrjetës në barazimin 2-2 në transfertën me Sassuolon.


