UBT

Kthehen në LDK, por me kushte

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Dardan Gashi thotë se themeluesit e Listës Ibrahim Rugova janë të gatshëm t’i bashkohen LDK’së dhe të ndihmojnë partinë e Isa Mustafës për t’i fituar zgjedhjet nacionale. Por, ai thotë se përderisa janë në Qeveri s’mund ta zyrtarizojnë bashkimin me partinë e dikurshme. Sipas tij, LDK duhet t’iu ofrojë Bujar Bukoshit e Ukë Rugovës pozita në udhëheqjen e partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht e ka lënë ofertën e hapur për t’u rikthyer në LDK djali i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Uka.

Por, rikthimi i tij në Partinë e Isa Mustafës nuk pritet të ndodh për aq kohë sa Lista LDK- Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Njëri prej themeluesve të Listës Dardan Gashi thotë se parimisht janë marrë vesh edhe me Isa Mustafën që të kthehen në LDK.

Por, ai thotë se Partia të cilën e kishte themeluar Ibrahim Rugova duhet t’iu krijojë hapësirë njerëzve të Listës edhe në udhëheqjen e saj.

Sipas tij, Ukë Rugova e Bujar Bukoshi duhet të jenë në udhëheqjen e LDK’së, transmeton express.

“LDK, natyrisht duhet të ofrojë diçka – atëherë ka qenë ide që Bujar Bukoshi e Ukë Rugova të jenë diku në udhëheqje të partisë, por jo vetëm anëtar të thjeshtë të LDK’së”, ka thënë Gashi, për Express, të shtunën.

Fundamenti

“Në këtë fazë s’kemi diskutuar për asgjë konkrete. Këto janë më shumë shprehje të vullnetit të mirë. Por, asgjë konkrete s’ka pasur as prej anës tonë, por as prej LDK’së”, ka shtuar ai.

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se s’mund të zyrtarizojnë marrëveshjen derisa Lista vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Kjo nuk mund të zyrtarizohet përderisa ne jemi pjesë e koalicionit dhe jemi pjesë e Qeverisë e LDK në opozitë”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se gatishmëria për bashkëpunim është edhe te Lista, por edhe te udhëheqja e LDK’së.

“Parimisht, edhe Kryetari i LDK’së z. Isa Mustafa dhe njerëz të tjerë të LDK’së janë të interesuar me kthye Listën në LDK. Edhe njerëzit e Listës janë të interesuar të kthehen në LDK”, ka deklaruar ai.

Lista LDK-Ibrahim Rugova ishte themeluar para zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit 2010. Pak para zgjedhjeve, kjo listë i ishte bashkuar AAK’së, me të cilën Ukë Rugova arriti të bëhet deputet.

Pastaj, Lista lidhi koalicion me PDK’në, ku mori një postë Zëvendëskryeministri, një Ministri dhe disa poste Zëvendësministrash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.