Eko Higjiena

KSHP i kërkon më shumë bashkëpunim DSHPIB, Korça mohon të ketë munguar bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti i Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Mbrojtje e Shpëtim, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Isa Agushi, ka miratuar raportin janar-mars të punës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë debatit për raportin e Shërbimeve Publike, kryesuesi Isa Agushit (LDK), Krenare Latifi -Kqiku (VV), Ramadan Ajvazi (LDK), kanë kërkuar më shumë bashkëpunim me Komitetin përkatës dhe informacione për zhvillimit të projekteve për qytetarët e Gjilanit.

Duke iu përgjigjur kritikave dhe shumë pyetjeve lidhur me projektet, drejtori Naser Korça ka mohuar të ketë pasur mos bashkëpunim mes Drejtorisë dhe Komitetit për Shërbime Publike, duke kërkuar nga anëtarët që të mos i personalizojnë projektet, por kërkesat e tyre të jenë ato të komunitetit.

Kërkesën e Korçës që të mos personalizohen gjërat e kanë mbështetur edhe Ilir Tahiri (PDK), Burhan Selmani (PDK) dhe Hamid Azemi (AAK).

Uji Dea

Drejtori Korça tha se është i gatshëm që në të ardhmen ta ftoj Komitetin përkatës në terren, për të parë nga afër projektet e shumta infrastrukturore.

Poashtu, Komiteti i Shërbimeve Publike, Banim dhe Mbrojtje e Shpëtim ka miratuar pa vërejtje raportin e punës të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilin e ka prezantuar drejtori Ensar Kadriu.

Por, anëtarët e Komitetit i kanë rekomanduar Drejtorisë së Arsimit që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për pajisjen e të gjitha shkollave në territorin e Komunës së Gjilanit me aparaturë të nevojshme për fikjen e zjarrit.

Poashtu, Komiteti i ka rekomanduar DKA-së që në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të angazhohen në organizimin e trajnimeve me nxënës të të gjitha shkollave për aftësimin e tyre për përdorimin e mjeteve kundër zjarrit në mënyrë të eliminimit të rrezikut./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.