Hidromorava

KSHMS rekomandon planin për personat me aftësi të kufizuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e ka rekomanduar për miratim planin komunal për shëndetësi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, që është përgatitur me shumë përkushtim nga grupi komunal i punës dhe ku janë objektivat për periudhën 2013-2016, që synojnë gjithë përfshirje të këtyre gupeve në jetën shoqërore.

Bajram Shaqiri, kryesues i KSHMS tha se plani është detal, i qartë dhe komplimentoi grupin punues që ka bërë një projekt shumë të rëndësishëm, kurse Xhemajl Salihu, drejtor për Shëndetësi, ka thënë se në këtë fushë janë arritur rezultate të konsiderueshme, falë edhe bashkëpunimit me Koperacionin Italian.

Personat me aftësi të kufizuar në Gjilan, tani kanë mundësi për qasje në administratë dhe shërbime publike, në institucione arsimore, kulturore, sportive dhe të tjera, ka thënë Salihu.

Mobi Casa

Hajriz Ibrahimi, kryesues i grupit punues për përgatitjen e planit, tha se kanë punuar me shumë përkushtim. Synim yni është që të aftësojmë një personel shëndetësor për menaxhimin e këtyre rasteve. Planifikohet ofrimi i shërbimeve mjekësore edhe në gjuhën e shenjave, trajnimi i familjeve të personave me aftësi të kufizuar e deri te krijimi i qendrave rehabilituese, ka thënë Ibrahimi.

Plani u pëlqye edhe nga Nexhat Halili, por ai shprehu frikën se, për shkak të kostos financiare, mund të mbetet vetëm projekt në letër, pasi që pjesa më e madhe e mjeteve, për tri vitet e ardhshme, planifikohen të sigurohen nga donatorët.

Kurse Jashar Jashari ngriti shumë pikëpyetje rreth nivelit të ofrimit të shërbimeve për personave me aftësi të kufizuar, ndërkohë nuk u pajtua me vlerësimet e deputetes Flora Brovina se Gjilani është kampion në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar, duke nënvizuar faktin se në projekt-plan thuhet se aktualisht këto shërbime ofrohen në minimum. Jashari ka thënë se ky plan është më shumë një ambicie për të bërë diçka në këtë drejtim, se sa një mundësi reale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.