Mobi Casa

KSHMS i jep përkrahje projektit për kontrollimin sistematik të nxënësve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) i ka dhënë përkrahje të mërkurën projektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, për realizimin e një kontrollimi sistematik të nxënësve të shkollave fillore.

Imet Rrahmani, kryesues i Komitetit, ka kërkuar nga QKMF-ja që në ekip të angazhojë mjekë me përvojë dhe të përkushtuar për të kryer këtë punë në terren, ndërkohë që Kuvendit Komunal i është rekomanduar që për vitet tjera të planifikojë një linjë të veçantë buxhetore për kontrollimet sistematike të nxënësve.

Fejzullah Berisha, drejtor i QKMF-së, ka thënë se zbulimi i hershëm i anomalive dhe sëmundjeve tjera eventuale tek të rinjtë tanë, është shumë i rëndësishëm, sepse mundësohet edhe trajtimi i tyre.

Sipas tij, rezultatet e këtij projekti do të jenë një tregues shumë i mirë për planifikimin dhe orientimin e politikave shëndetësore lokale në të ardhmen.

Uji Dea

Ai ka sqaruar se në këtë projekt do të përfshihen 4.667 nxënës të klasave 1, 5, 9 të shkollave fillore të komunës së Gjilanit, tek të cilët do të vlerësohen 30 parametra mjekësor. Fëmijët, tek të cilët zbulohen sëmundje ose çrregullime të caktuara, do të referohen për hulumtime të mëtutjeshme apo tek specialistë përkatës.

Në këtë kontrollim do të përfshihen të gjitha shkollat e qytetit dhe fshatrave të komunës se Gjilanit. Është paraparë të merret edhe pëlqimi i prindit të secilit fëmijë që kontrollohet.

Projekti, i cili ka marrë përkrahje nga të gjitha grupimet politike, ka një kosto financiare prej 9500 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.