FIDANISHTJA

KRZ shpall rezultatet përfundimtare, PVD me dy deputet në parlament

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) të hënën në mbrëmje ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 16 mars në Serbi.

Sipas këtyre rezultateve të përpunuara nga të gjitha vendvotimet, koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe (PPS) të cilën e udhëheq Aleksandar Vuçiq ka fituar 48,35 % të votave, respektivisht 158 mandate në parlament. Për këtë koalicion kanë votuar 1.736.920 qytetarë, transmeton Titulli.

Koalicioni rreth Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) të Ivica Daçiqit ka marrë 13, 49 % të votave, apo 44 ulëse në parlament.

ARKATANA

Lista e Partisë Demokratike “Për Serbi demokratike”, ka grumbulluar 6,03 % apo 19 mandate, ndërsa koalicioni rreth Partisë së Re Demokratike (PRD) të Boris Tadiqit ka fituar 5,70 % të votave, respektivisht 18 mandate.

Gjashtë deputet në përbërjen e re të parlamentit do t’i ketë Koalicioni i hungarezëve të Vojvodinës, tre nga Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut, ndërsa Partia për Veprim Demokratik (PVD), e Riza Halimit, parti e vetme shqiptare që mori pjesë në këto zgjedhje do të ketë dy deputetë, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin.

Partitë e tjera dhe koalicionet nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.