RCCOLA

Kryqi i Kuq në Kamenicë ndihmon nënat vetushqyes me pako ushqimore e higjienike

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Me qëllim të zbutjes së pasojave sociale të krijuara nga pandemia COVID-19, edhe Kryqi i Kuq në Kamenicë është duke ndihmuar në vazhdimësi familjet në nevojë në gjithë Komunën e Kamenicës.

Me fillimin e Muajit të Ramazanit, Kryqi i Kuq ka ndihmuar nënat vetushqyese në të gjitha fshatrat e Kamenicës me pako ushqimore e higjienike nga donator “Relief Islamik”.

Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq, Rexhep Morina ka falënderuar të gjithë donatorët që janë duke sjellur ndihma pa ndal në Komunën e Kamenicës, dhe të gjithë vullnetarët që janë duke i shpërndarë këto ndihma.

Fundamenti

“Falënderojmë donator që janë duke na ndihmuar vazhdimisht, dhe të gjithë vullnetarët që në këto ditë të vështira janë duke shpërndarë ndihma pa ndal”, ka thënë Morina.

Ai gjithashtu tha se Kryqi i Kuq do të ndihmoj edhe ditëve në vazhdim të gjitha familjet që kanë nevojë.

Deri më tani nga Kryqi i Kuq, janë ndihmuar afër 700 familje në nevojë. Rrini në shtëpi, ndihmoni vetën dhe familjen tuaj./rajonipress/