KD-gjilan

Kryqi i Kuq ndihmon familjen Shabani

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryqi i Kuq dega në Kamenicë, u ka dalë në ndihmë familjes së Fadil Shabanit nga Shipashnica e Poshtme.

Kësaj familjeje ka dy ditë që u është shembur një pjesë e themelit të shtëpisë, për shkak të të reshurave të shiut dhe tanimë është e pabanueshme.

Fundamenti

Andaj Kryqi kuq dega në Kamenicë, për këtë familje ka dhënë katër dyshek, tetë batanije dhe dy pako ushqimore të dhuruara nga Gjysmëhëna Turke.

Familja Shabani ka falënderuar Kryqin e Kuq dhe shpreson që rasti i tyre do të trajtohet edhe nga institucionet komunale./rajonipress/