Fundamenti

Kryhet takimi në Qeveri, Limaj: Nuk kemi folur për çështjen e Presidentit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas takimit që patën në Qeverinë e Kosovës me kryeministrin dhe partnerët e koalicionit, raporton Gazeta Express.

Limaj ka thënë se kanë biseduar për temat aktuale në vend.

“Biseduam temat aktuale në vend, u informuam nga kryeministri për gjendjen me COVID, paketën e rimëkëmbjen ekonomike, një nga temat kryesore ishte dialogu që Kosova i ka disa ftesa në tavolinë. Këto kanë qenë temat”, tha Limaj derisa foli edhe për dialogun.

“Ka qenë dakordim i përbashkët që Kosova të marrë pjesë në dialog dhe rikonfirmimi që heqja e taksës dhe reciprociteti janë bërë për njohje, ne shkojmë në dialog për njohje. Shqetësimi se mund të rrëshqet në dialog teknik është. Kushdo që shkon atje shkon për njohje, koha është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Presim të shtrohen tema konkrete me një marrëveshje Kosovë-Serbi. Kosova do të tregojë që është e interesuar për njohje”, shton Limaj, duke thënë se reciprociteti e taksa janë hequr në këmbim të njohjes.

Uji Dea

“Miqtë tanë na kanë kërkuar të kthehemi në dialog duke bërë kompromise për shkak të kësaj marrëveshje”, shton ai.

Kreu i Nismës i pyetur se a është kandidat për president, thotë se Kosova e ka një president dhe kjo nuk është temë e diskutimit.

“Kosova e ka presidentin, qëndrimi zyrtar i Nismës dhe nuk është temë e diskutimit, tash me u diskutu kjo temë është e turpshme. Duhet të takohemi me partnerët që t’i shtrojmë shqetësimet që i kemi”

“Koalicioni është ky që është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet korrekt, në momentin kur nuk ka korrektësi nuk duhet të kalohet në koalicione të improvizuara.

Kosova do të shkojë me disa qëndrime të qarta, e udhëheq kryeministrin me delegacionin e vet. Unë gjithmonë jam për një qeverisje të gjerë dhe stabile”, ka shtuar ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.