United Hospital

Kryhet takimi Kosnett- Mustafa, s’flet askush për media

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri më tani, askush nga partia e Isa Mustafës nuk ka folur rreth këtij takimi, raporton Gazeta Express.

Kosnett sot ka qëndruar në selinë qendrore të LDK’së, ku është takuar me kreun e partisë, Isa Mustafën si dhe figurat kryesore të kësaj partie

Tema e diskutimit në këtë takim ka qenë arritja e marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK’së dhe VV’së.

Ndërkaq, deri më tani, askush nga LDK’ja nuk ka treguar se çka saktësisht është biseduar në takimin me Kosnett’in.

FIDANISHTJA

Në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

LV dhe LDK në anën tjetër ende nuk janë marrë vesh për bashkëqeverisje, teksa, së fundmi është bërë e ditur se janë vënë në tavolinë të diskutimit edhe oferta të reja nga të dy partitë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.