UBT

Kryeziu: Veprimet e opozitës, të nxitura nga absolutizmi i pozitës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është një organizatë qeveritare, synimi i së cilës është të ndikojë në proceset politike përmes ofrimit të asistencës në procesin e demokratizimit. Si rrallë herë, këtë javë ajo ka kritikuar opozitën për veprimet e fundit në Kuvend, e të cilat rritën tensionet në skenën politike.

Ismet Kryeziu, drejtori ekzekutiv i KDI-së, ka folur për opozitarizmin në Kosovë, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”. Midis tjerash, ka thënë se opozita nuk duhet të bëhet një kopje e keqe e pushtetit. Po kështu, ka tërhequr vërejtjen se veprimet e opozitës mund edhe të prodhojnë efekte të kundërta dhe jo të favorshme për vetë atë.

“Nëse qeveria ka reflektuar injorim, refuzim dhe përjashtim nga vendimmarrja, opozita duhet ta bëjë të kundërtën e saj. Duhet ta zbresë debatin dhe veprimet e veta nga nivelet kushtëzuese, refuzuese dhe përjashtuese në debat praktik, argumentativ e alternativ përballë vendimeve të qeverisë”, ka thënë ai. “Gabimi fatal i opozitës do të jetë nëse ajo arrin të humbë përkrahjen qytetare me veprimet e saj të gabuara”.

Kryeziu ka theksuar se, pavarësisht situatës së krijuar nga pushteti, opozita duhet të jetë e përgjegjshme dhe e vetëdijshme për marrje të përgjegjësisë për zhvillimet e mëtejme, jo vetëm nga këndi i kritikës dhe kërkimit të llogaridhënies, por edhe duke u ofruar për të mbërritur konsensuse politike e shoqërore për veprime të përbashkëta si shtet.

ARKATANA

Ka vlerësuar se, në një masë të konsiderueshme, qytetarët ende nuk janë mësuar ta ndiejnë as pushtetin, e as opozitën si fuqi apo vullnet të tyre. Po kështu, ka rikujtuar se qytetarët nuk lëvizin pse dikush ka dëshirë të vijë në pushtet.

“Ata duhet ta ndiejnë nevojë të tyre për të ndërruar pushtetin”, ka këmbëngulur drejtori ekzekutiv i KDI-së. “Opozita duhet t’ua krijojë këtë ndjenjë”.

Pos për opozitën që ka Kosova dhe rolin që duhet ajo ta luajë, Kryeziu ka folur edhe për ndikimin që mund ta kenë veprimet radikale të subjekteve politike, pastaj për masat që duhet t’i marrë një opozitë për ta mobilizuar elektoratin, e edhe për dallimet midis opozitës së Kosovës dhe asaj të rajonit..

http://koha.net/?id=27&l=76727

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.