Fundamenti

Kryeziu: Themelimi i Asociacionit është obligim që duhet të zbatohet, marrëveshja e vitit 2013 ka kaluar në parlament

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë problemi kryesor në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja, Vjosa Osmani tha se është e bindur që Gjykata Kushtetuese do t’i japë drejtim kësaj çështjeje dhe do të eliminojë problemet në draftin e BE-së për Asociacionin në praktikë.

Ajo tha se i dërguari i BE-së Lajçak gjatë takimit të djeshëm i ka mirëpritur shqetësimet e saj lidhur me draftin e Asociacionit.

Uji Dea

“Këto i kemi diskutuar edhe dje në takimin me zotrin Lajçak, ai ka mirëpritur ato dhe ka shprehur besimin se shumica dërmuese prej tyre së paku, do të mund të akomodohen. Megjithatë, mendoj se institucioni i cili përfundimisht do të mund të vendos për përputhmërinë me Kushtetutën e Kosovës do të mund t’i jep drejtim se si mund të zbatohen në praktikë pa u shkelur Kushtetuta e Kosovës këto dispozita, është vetëm Gjykata Kushtetuese e shtetit tonë. Dhe jam e bindur që kurdo që ky draft pas formalizmit të marrëveshjeve, shkon në Gjykatën Kushtetuese, në atë moment secili prej nesh si institucione do të kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona se dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha në praktikë gjatë zbatimit. Jam e bindur se gjykata duke marrur për bazë tekstin e kushtetutës dhe njëkohësisht edhe vendimin e vitit 2015, që paraqet një udhërrëfyes sa i përket asociacionit do t’i jep drejtim kësaj çështje dhe të eliminojë edhe këto probleme në praktikë”, tha Osmani.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, profesori universitar, Kadri Kryeziu thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar që duhet të zbatohet nga Kosova.“Asociacioni duhet zbatuar sepse marrëveshja e vitit 2013…ka kaluar në parlament…Asociacioni është detyrim ligjor ndërkombëtarë që duhet zbatuar”, tha Kryeziu për RTV21.

Në një raport të Grupit Ndërkombëtar te Krizave me titull “Drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë” thuhet se nëse nuk gjendet zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, BE-ja duhet të bëjë presion për alternativa të tjera.“Nëse kjo nuk mund të bëhet brenda kornizës për autonomi të pjesshme që është nën diskutim për komunat me shumicë serbe (të cilin serbët e quajnë ‘bashkësi’ e shqiptarët ‘asociacion’) atëherë BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’u bëjnë presion palëve të zhvillojnë rrugë alternative për të arritur të njëjtin qëllim”, Grupi Ndërkombëtar i Krizave.Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kërkesë e vazhdueshëm e faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës. Ndonëse ishte e gatshme ta nënshkruajw, Qeveria e Kosovës nuk ka garantuar që në përmbajtjen e draft-statutit të BE-së nuk ka shkelje kushtetuese.