Mobi Casa

Kryeziu: Rezultatet preliminare për tetë komuna

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, pasi të mbyllen qendrat e votimit në nivel të vendit, të dielën do t’i publikojë rezultatet preliminare për kryetar komune për tetë qendrat më të mëdha të Kosovës, të cilat përfshijnë mbi 50 për qind të vendvotimeve në nivel vendi.

Kështu ka deklaruar të dielën gjatë një bisede për “Zërin”, Ismet Kryeziu, udhëheqës i këtij koalicioni të OJQ-ve, duke shtuar se kanë angazhuar 1600 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve.

Ai po ashtu ka konfirmuar se do të raportohen të gjitha rastet e parregullsive në zgjedhje, të cilat do të evidentohen nga vëzhguesit.

Zëri: Sa do të jetë numri i vëzhguesve nëpër qendra të votimit nga “Demokracia në Veprim?”

Kryeziu: DV do të ketë të angazhuar rreth 1600 vëzhgues në ditën e zgjedhjeve, të cilët do të jenë të angazhuar për të mbuluar me vëzhgim aktiv të gjitha qendrat e votimit.

Zëri: Afërsisht në çfarë ore do t’i jepni rezultatet preliminare të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe në çfarë kohe do t’i prezantoni rezultatet?

Kryeziu: Gjatë ditës së zgjedhjeve DV ka qendrën e saj në hotelin “Grand“ dhe në planin medial do të kemi katër konferenca për media, për të prezantuar dhe informuar publikun e gjerë me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votim.

Rezultatet preliminare për kryetarë komunash, DV këtë herë do t’i japë vetëm për 8 (tetë) komunat më të mëdha të Kosovës, të cilat edhe përfshijnë mbi 50 për qind të vendvotimeve.

Zëri: A do të jeni në gjendje t’i raportoni të gjitha rastet kur mund të ketë parregullsi në zgjedhje?

GRANDEMALL

Kryeziu: Gjithsesi se do t’i raportojmë të gjitha rastet të cilat do të evidentohen nga vëzhguesit tanë që do jenë pjesë aktive e vëzhgimit nga afër procesit deri në përmbylljen e procesit.

Zëri: Janë bërë disa thirrje të bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe kundër vjedhjes së votës. Sa besoni se do të merren parasysh këto kërkesa dhe a mund të ketë sërish keqpërdorim të votave sikurse në zgjedhjet e kaluara?

Kryeziu: Jo vetëm thirrjet e qarta të bashkësisë ndërkombëtare, por dhe sanksionet me Kodin e ri Penal të Kosovës, kanë reflektuar në një mobilizim të gjithmbarshëm të institucioneve shtetërore e jo qeveritare për angazhim dhe demonstrim të një përkushtim të dalluar nga proceset tjera zgjedhore në shërbim të sigurimit të standardeve për një proces të rregullt zgjedhor.

Zëri: Sipas jush sa ka ndikuar thirrja e ambasadorëve ndërkombëtarë për zgjedhje të lira te liderët kryesorë të partive politike që ata ta përdorin autoritetin e tyre tek anëtarët e partive për moskeqpërdorim të votave?

Kryeziu : Mendoj se incidentet e vogla dhe të izoluara, si dhe gjuha e përdorur dhe bazuar në një kod të mirësjelljes që e kanë karakterizuar rrjedhën e kësaj fushate janë sinjalet e reflektimit të lidershipit politik për nevojën dhe kushtin e domosdoshëm që nevojitet për shtetin e Kosovës dhe lidershipin politik, garantimi i lirë i votës.

Zëri: Sa është e përgatitur KQZ-ja që ta përfundojë me sukses këtë proces dhe çfarë prisni nga ky institucion?

Kryeziu: KQZ-ja ka mundur të japë më shumë nga vetja si institucion për të reflektuar përgjegjësi më kualitative në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e këtij procesi, sidomos nëse do të kishte treguar më shumë përkushtim në trajnimet dhe kualitetin e komisionarëve.

Në të kundërtën, besoj se ky institucion edhe pse ka kaluar nëpër disa sfida dhe të natyrës politike ka arritur që të jetë e gatshme për procesin zgjedhor në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive që ka./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.