United Hospital

Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish- nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka komentuar përplasjet mes Presidencës dhe Qeverisë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeziu tha se në një shtet demokratik pushtetet janë të ndara, por siç tha ai, ato duhet të bashkëpunojnë ngase rrugën e bashkëpunimit e trason Kushtetuta dhe ligji.

Ndërkaq, kërkesën e ministres Donika Gërvalla drejtuar Këshillit të Evropës, Kryeziu e ka quajtur të gabuar, duke thënë se kjo letër ka rënë ndesh me zotimet e liderëve institucional.

Madje, sipas tij, kjo letër ka pasur edhe efekte negative për shtetin dhe shoqërinë kosovare.

Uji Dea

“Këtë përplasje politike e shoh si disfavor për zhvillimin e Kosovës dhe më tej. Përndryshe është një gabim i ministres së Punëve të Jashtme, e cila e ka bërë atë kërkesë në mënyrë të pakoordinuar. Kjo kërkesë ka qenë në një formë jo zyrtare dhe jo e përgatitur mirë dhe ka rënë ndesh me zotimin e tre liderëve institucional të Kosovës si presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari. Kështu që për mua ka qenë ‘non-sens’ dhe e kam konsideruar të panevojshme dhe me efekte negative për shtetin dhe shoqërinë tonë kosovare”, tha Kryeziu, për RTK.

Duke folur lidhur me draftin e Asociacionit, Kryeziu tha se Qeveria e ka për detyrë ta dërgojë këtë draft në Kushtetuese dhe se vonesat mund të kenë pasoja.

“Qeveria, respektivisht kryeministri ose ministri i Pushtetit Lokal e ka për detyrë me dërgu në Gjykatën Kushtetuese dhe e kryen obligimin e vet kushtetues, ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar. Sa më shumë që të vonohet është më keq për Kosovën. Pa marrë parasysh efektet e atij Asociacioni e kemi për detyrë dhe detyrat kombëtare, ndërkombëtare e ligjore e parlamentare Qeveria është e obligueshme me i ekzekutu”, u shpreh Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.