FITORJA

Kryeziu: Njëherë paqe me Serbinë, pastaj njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerësoi se lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, janë fillimisht disa procese që duhet të përfundojnë.

Sipas tij, në shkallën e parë duhet të ketë paqe mes dy shteteve, e njohja pastaj është një akt formal në të cilin Serbia pastaj i ka disa probleme të natyrës politike dhe juridike për shkak se Kosova është e futur në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, e po ashtu në dispozita normative si krahina autonome e Serbisë bashkë me Vojvodinën.

FITORJA

“Për njohje reciproke nënkupton që ata duhet së pari t’i largojnë këto dispozita nga pjesa e preambulës, e pastaj të njihet Kosova si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Kryeziu për Klan Kosova.

“Përkundër kësaj, koncepti i tyre politik dhe strategjik është që ata kanë deklaruar disa herë që nuk e njohin Kosovën, pa marrë parasysh se çka ndodh në vendin tonë, por problemi është që ata kanë për detyrë që të mos e pengojnë Kosovën në integrimin evropian e mekanizma ndërkombëtarë, siç është NATO e Këshilli i Evropës, e pastaj edhe në OKB”, deklaroi Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.