Fundamenti

Kryeziu: Lamtumirë e faleminderit Nehat për punën, zotimin e mirëkuptimin që pate deri në minutat e fundit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Bahtijar Kryeziu – Sot, në orën 6:20 të mëngjesit, kur hap netin, si zakonisht për të lexuar të rejat e botës, me zemër të thyer e pikëllim të thellë, me lotë në sy, lexova kumtin e zi se ndahet nga kjo botë ish-studenti im, bashkëvendësi e intelektuali i shquar dr. Nehat Rrudhani. Nehati ishte profesor i dalluar, pedagog i shkëlqyeshëm, një penë e mendje e hollë, bujar e atdhetar i , i urtë e i dashur si rrallëkush, respektues e i respektuar nga të gjithë, dashamirë i së drejtës, por edhe i pa kompromis ndaj të padrejtës – na iku, edhe pse sikur nuk po u besoj syve të mi se ç’lexova, në moshë relativisht të re, ashtu heshtas, siç ishte i heshtur edhe vetë, kur familjes e vendit iu desh e i duhet më së shumti, kur kishim nevojë ende për punën e këshillat e Tij, kur gati ishte ngjitur në majat e të arriturave të tij, kur posa shtiu në xhep doktoratën, mori postin e anëtarit të Këshillit të Universitetit të Gjilanit, kur më dha librin e tij të fundit për vlerësim e botim, kur pritnim më së shumti prej tij.

Çka na mbetet tjetër në këtë rast, kur para Zotit, jemi aq të pafuqishëm të bëjmë diçka më shumë, pos të shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vëllanë tonë të shtrenjtë, për familjarët, farefisin , bashkëvendësit, ish-nxënësit, studentët, shokët e miqtë e Tij të shumtë!

Para 5 ditësh, në kabinetin tim të UKZ-së, biseduam për punën tonë, jetën, për të mirat e të këqijat e kësaj bote. E biseduam të pimë këto ditë nga një kafe, me ngadalë e zotnillëk, siç edhe e kishte zakon, por ja se jeta e bëri të vetën! Na shkoi në atë botë, ku do të shkojmë edhe ne (patjetër se po), por goxha si herët, madje shumë herët.
Lamtumirë Nehat! Lamtumirë bashkëvendësi im, nxënësi im, studenti im e në fund edhe e kolegu im i shtrenjtë! Buzëqeshjen tënde të ëmbël dhe kurrë pa nervozë, që u shua sot, do ta ndjejë gjatë, shumë gjatë.

UBT

Lamtumirë e faleminderit Nehat për punën, zotimin e mirëkuptimin që pate deri në minutat e fundit të rrahzemrës sate!!!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ty Nehat! U prehsh në amshim në tokën e Kosovës martire.

Gjilan, 24 shkurt 2018