FITORJA

Kryeziu: Kurti të mos bëjë hajgare me shtetin, nuk është vetëm kryeministër i LVV-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe krerët e shtetit se nuk po bëjnë punë serioze në trajtimin e kërkesave nga ndërkombëtarët.

Kryeziu ka thënë se Kurti duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe obligimet, pasi nëse nuk kryhen do të ketë pasoja gjithëpërfshirëse, duke iu referuar kështu kërkesës së ndërkombëtarëve për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE.

Kërkesat nga SHBA-ja, sipas tij, duhet të përmbushen dhe të mos merren vetëm në këndvështrimin politik, duke thënë se Kurti nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i të gjithë qytetarëve.

Uji Dea

“Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk duhet të bëjë hajgare me shtetin, nuk janë duke u bërë serioze nga shteti, nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i gjithë qytetarëve. Kjo duhet të shihet nga këndi i shtetit e jo nga ana politike”, ka deklaruar Kryeziu në Rtv Dukagjini.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta dërgojë draftstatutin për Asociacionin në Kushtetuese dhe ta largojë nga vetja si barrë.

“Ta dërgojë në Kushtetuese dhe e largon nga vetja si barrë”, ka vijuar Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.