Mobi Casa

Kryeziu kërkon informata shtesë për projektin e kanalizimit nëpër lumin Miresh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kam një kërkesë nga banorët e Dobërçani për drejtorin e Shërbimeve publike. Siç jeni të informuar shumica nga ju, në Dobërçan është duke u realizuar projekti i shumë pritur i kanalizimit nëpër lum dhe bashkë me të është duke u rregulluar edhe shtrati i lumit. Kërkesa e banorëve të Dobërçanit ka të bëjë me atë se : ata kërkojnë që të kenë informata më të hollësishme mbi projektin pasi që i njëjti nuk është prezantuar para banorëve te Dobërçanit ka thënë asmableisti Ekrem Kryeziu.

Në takimin e organizuar gjatë javës së kaluar më 22.04.2022 qytetarët shfaqën vërejtjet e tyre për mënyrën kryerjes së punimeve.

Banorët kërkojnë që të organizohet një takim me qytetarët e Dobërçanit e ku do të ishin të pranishëm: punëkryesi i projektit, mbikëqyrësi i punimeve dhe drejtori i Shërbimeve publike. Aty do të diskutohej për punimet e deri tanishme dhe mundësitë për të bërë disa ndryshime në projekt në mënyrë që pamja e shtratit të lumit aty ku është mundur të kishte më shumë hapësira të gjelbërta dhe të dukej sa më natyrale pasi që pjesa që është punuar deri tash sipas bindjes së tyre është bërë në mënyrë jo cilësore dhe shumë të vrazhdët e është e mbingarkuar me gur dhe beton. Gjithashtu është kërkesë e banorëve që gjatë kryerjes së punimeve të rregullohet edhe vada e mullirit dhe të rikthehet ajo bukuri e rrallë me të cilën është dalluar Dobërçani .

Fundamenti

Po ashtu kërkoj që si prioritet i qeverisjes komunale të jenë ujërat e zeza që derdhen në lum nga Përlepnica e deri në Dobërçan të trajtohen duke e vazhduar e gypin e kanalizimit nga Përlepnica e deri në vend derdhjen e lumit në lumin Morava, ku do të bëhej edhe impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

Në këtë mënyrë lumi në tërë rrjedhën e tij do të ishte i pastër dhe në të do të rikthehej jeta. Ju faleminderit për vëmendjen ka thënë Ekrem Kryeziu këshilltar komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.