Kryeziu kalon te Vaduzi
Mesfushori Hekuran Kryeziu në edicionin e ri do të luajë për skuadrën e Vaduzit, njoftojnë mediat zvicerane të martën.
Vaduzi është skuadër nga Lihtenshtajni, por që luan në Zvicër. Në edicionin e ri Vaduzi do të luajë në Superligën e Zvicrës.
Kryeziu 21-vjeçar është huazuar për një vit te Vaduzi nga Luzerni.
Ai edicionin e kaluar luajti 10 ndeshje në Superligë për Luzernin. Është pjesë e U-20 të Zvicrës.
© KOHA.net


