Uji Dea

Kryeziu flet për UEFA-n: Kosova vend që jeton me futbollin, jemi shtet i vogël, por do të tentojmë t’i marrim pikë edhe Anglisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Protagonist i radhës në ciklin e intervistave për UEFA ishte mesfushori kreativ i Përfaqësueses së Kosovës dhe anëtari i Zurichut, Hekuran Kryeziu.

Gjatë kësaj interviste Hekurani tregon se Kosova është një vend që jeton me futbollin dhe njerëzit janë të pasionuar pas sportit më të popullarizuar në botë.

“Njerëzit në Kosovë gjithmonë përcjellin futbollin dhe ligat ndërkombëtare, dhe nëse vendi i tyre luan kundër kombëtareve të mëdha, si për shembull kundër Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, atëherë pa dyshim është ndjenjë e madhe për ta të shohin ekipin e tyre në stadium”.

“Deri tani i kemi pasur tri ndeshje në shtëpi dhe për secilën ndeshje biletat shiteshin brenda një ore”, ka theksuar Kryeziu.

Fundamenti

Sa i përket kualifikimeve për Euro 2020 Kryeziu është shprehur se do të jetë një përvojë e re por nuk i frikësohen kundërshtarëve.

“Do të jetë një përvojë e re për secilin prej nesh dhe definitivisht do të jetë më e vështirë se Liga e Kombeve”.

“Por pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i ri, nuk duam të fshihemi. Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk iu frikësohemi. Ne do të përpiqemi të rrëmbejmë pikë nga kombëtare të mëdha si Anglia”, u shpreh Kryeziu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.