Uji Dea

Kryeziu, e ardhmja e Luzernit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra e famshme zvicerane, Luzern, është një vatër e lojtarëve shqiptar. Përpos anëtarit të Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka tek skuadra zvicerane janë duke luajtur me plot sukses edhe dy futbollistët kosovar Haxhi Neziraj e Hekuran Kryeziu. Që të tre lojtarët shqiptarë janë duke treguar cilësitë e tyre të mëdha në kampionatin zviceran, ndërkohë Kryeziu është pjesë edhe e Përfaqësueses U21 të Zvicrës.

20-vjeçari me prejardhje nga Kamenica, ka folur për Arenën rreth karrierës së tij, përfaqësueses zvicerane, klubit ku aktivizohet si dhe lejimin e miqësoreve nga FIFA për Kosovën.

FIDANISHTJA

Kryeziu tregoi fillimisht për lëndimin që kishte pësuar në fillim të stinorit që e mbajti jashtë fushave për dy muaj, ndërsa më pas edhe për paraqitjet që kishte me Luzernin, ku është ndarë i kënaqur deri më tani me vetveten.

“Në fillim të stinorit kam pasur një lëndim prej dy muajsh dhe kjo bëri që mos të paraqitesh nga fillimi. Pasi jam rikthyer nga lëndimi kam pasur disa paraqitje të mira gjë që ka bërë të mbes shumë i kënaqur me vetveten. Nuk mendoj të ndalem me kaq pasi gjithmonë kërkoj edhe më shumë”, u shpreh fillimisht Hekurani…(Tribuna – Arena).