GRANDEMALL

Kryeziu: Dërgimi i draftit në Kushtetuese është obligim, Kurti ka mjaft përgatitje që ta bëjë këtë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur mbi çështjen e dërgimit të draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim nga qeveria.

Kryeziu tha se draft-statuti i Asociacionit s’po dërgohet në Kushtetuese, pasi sipas tij, po konsiderohet se bëhet ndonjë tradhti, teksa shtoi se dërgimi i draftit në gjykatë nuk është tradhti, por është obligim.

“Edhe pushteti gjyqësor është pushtet gjyqësor, është i barabartë me pushtetin ekzekutiv. Kështu që nuk duhet të ketë frikë në këtë drejtim, por ta përmbush obligimin e vet që është edhe kombëtar edhe ndërkombëtar”.

Fundamenti

“Mund të ketë efekte elektorale, por ato s’duhet shikuar në këto situata sepse është problemi i shtetit. Në këtë sens unë mendoj që kryeministri ka mjaft përgatitje intelektuale dhe politike që duhet ta dërgojë sepse s’ka alternativë tjetër”, tha ai.

Më tej, Kryeziu tha se me dërgimin e draftit në Kushtetuese, qeveria e kryen detyrën e vet ligjore, ndërsa Gjykata Kushtetuese e merr vendimin përfundimtar, e më pas, sipas tij, vendimet e Kushtetueses bëhen ligje. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.